Connect with us

Kronike

Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin, u largua drejt Apolonisë, 12 të shoqëruar

FIER– Autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier është ende në arrati. Pasi qëlloi me një plumb në kokë efektivin që po shkonte të merrte shërbimin, 23-vjeçari Asllan Mernica u largua nga vendi i ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se kontrollet gjatë natës janë përqendruar në zonën Sulaj, Havaleas dhe Apoloni. Policia ka dyshime se pasi braktisi makinën pranë vendit të vrasjes në fshatin Baltëz, autori është larguar me këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.

Deri më tani janë shoqëruar në polici 12 persona për ngjarjen, familjarë të autorit të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për vendndodhjen e 23-vjeçarit. Policia ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje të vetëdorëzohet.

Lajm ne përditësim…

Advertisement