Politike
Vrasja e turistit/ Berisha: Pothuajse vrasje shtetërore, shteti dhe krimi janë një
Lideri i opozitës Sali Berisha e quajti sot ‘vrasje pothuajse shtetërore’ vrasjen e turistit 20 vjeçar portugez në orët e para të 18 gushtit pas një debati në një lokal plazhi në Ksamil, në jug të Shqipërisë.
“Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një” tha Berisha sot në një konferencë për median
“Në këtë akt makabër bashkëpunëtorë ishin tre punonjës policorë. Kjo dëshmon cila është shkalla e lartë e inrkiminimit të rojeve të sigurisë në lokale. Në vend që ta parandalonin e fshehën krimin. Në mos hetimi do të tregojë nëse morën pjesë në masakrimin e 20 vjeçarit portugez” shtoi Berisha.
Pjesë nga deklarata e Berishës
Vrasja e 20-vjeçarit portugez, turist në Ksamil, është një akt sipas të dhënave, pothuaj vrasje shtetërore.
E them këtë në kuptimin, jo se ai u ekzekutua nga njerëz me uniformë, por në kuptimin e vërtetë se industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit.
Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një.
Ligji nuk ekziston.
Në Sarandë, dhe jo vetëm, flitet gjerësisht për një ekonomi të bazuar në trafiqe droge, njerëzore etj, e cila gëlon nga darka në mëngjes në lokalet e natës, të cilat funksionojnë gjer në agim.
Në plazhet e pushtuara, ku nuk gjendet një metër plazh publik, por të gjitha të dominuara nga të fortit që shesin shezlonget qindra euro.