Connect with us

Kronike

Vrasja e turistit në Ksamil/ Mes të arrestuarve edhe efektivi (EMRI)

Numri i personave të arrestuar në kuadër të vrasjes së ndodhur orët e para të mëngjesit në Ksamil ka shkuar në 12. Një nga të arrestuarit është Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.

Dyshohet se 24-vjeçari ka ndihmuar autorin e krimit të rëndë Sokrat Vata të largohej nga vendngjarja, pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez. Bëhet me dije se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote” në zonën e Ksamilit.

Nga ana tjetër në kërkim është shpallur edhe Bekim Bulica, i cili rezulton pronar i lokalit “Principotes”, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërkohë, emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore që lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas të dhënave të përcjella më herët nga autoritetet franceze tek institucionet shqiptare, emri i Bulicës ishte lidhur me një rrjet të dyshuar të shpërndarjes së kokainës në Paris.

Advertisement