Connect with us

Bota

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit/ Netanyahu: E keqja ka pësuar një goditje të rëndë, por…

Lideri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se e keqja ka “pësuar një goditje të rëndë”, por paralajmëroi se detyra e Izraelit “nuk la përfunduar”.

Në një deklaratë pas vdekjes së konfirmuar të Yahya Sinwar, kryeministri izraelit tha se Izraeli bëri “siç premtuam të bënim” duke vrarë liderin e Hamasit.

“Sot e keqja ka pësuar një goditje të rëndë, por detyra para nesh nuk është përfunduar ende”, tha ai. Duke iu drejtuar familjeve të pengjeve, Netanyahu tha se ishte një “moment i rëndësishëm në luftë”.

“Ne do të vazhdojmë me të gjitha forcat tona deri në kthimin në shtëpi të të gjithë njerëzve tuaj të dashur, të cilët janë të dashurit tanë. Ky është angazhimi ynë më i lartë. Sinëari ju shkatërroi jetën. Ai ju tha se ishte një luan, por në realitet fshihej në një strofkë të errët  dhe u vra kur iku në panik nga vendi ynë”, tha Netanyahu.

Ai e quajti vdekjen e Sinwar një “pikë referimi të rëndësishëm në rënien e sundimit të keq të Hamasit”.

Advertisement