Connect with us

Kronike

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje

Një tronditje e thellë ka kapluar Shkodrën pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vrarë 55-vjeçarja Bardhe Ziçi. Në një rrëfim për atë që ndodhi, një e afërme e familjes, Zoje Nika, ka hedhur dritë mbi marrëdhënien e çiftit, duke i përshkruar ata si njerëz të respektuar dhe të qetë.

Në dëshminë e saj, Nika shprehet se lajmi ka ardhur si një goditje e papritur, pasi çifti njihej në lagje për harmoninë dhe mirësjelljen e tyre. Ajo hedh poshtë çdo pretendim për konflikte të mëparshme, duke vlerësuar figurën e bashkëshortit dhe të viktimës.

“Kurrë çfarë të keqe s’ka pas prej këtij djali. Kurrë, si me na pasë ne s’ja di, veç i mirë, i ndershëm, me shku me makinë me të, me ardhë, tona të mirat. Në Francë të shkosh, njeri shumë i mirë. Edhe gruaja, krejt kjo lagje nuk ja di kush një fjalë të keqe asaj gruaje.

Jo, jo, jo, jo, veç me na ardhë shumë keq për këtë familje, shumë shumë shumë. Kanë qenë të mirë, po çka me ba. Fati e zi. Atje e kam kushëri. Edhe këtë gruan e kam shumë respekt për të, se ka qenë grua, njeri i urtë, me të tona të mirat. Të shkretët fëmijët. Debate kurrë! Unë kam qenë shpesh herë atje, e kurrë për jetë s’kanë pasur debate, veç duke shkuar mirë,” tha ajo.

Advertisement