Connect with us

Kronike

Vrau dhe groposi 8-vjeçarin, policia dërgon me forcë në gjykatë Klodian Çalamanin

FIER– Pas më shumë se tre seancash mungesë dhe shtytje gjykimit është sjellë me forcë në gjykatën Fier, Klodian Çalamani i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu në Greçalli te Fierit.

Kjo seance e sotme do të përballë të pandehurin para akuzave për vrasje dhe marrëdhënie seksuale me dhune ndërkohë që priten edhe dëshmitë e familjarëve.

Klodian Calamani në ditën e sotme është sjellë me forcë nga policia ndërkohë që ai ka hyrë nga dera e përparme e gjykatës që përdoret nga administrata. Veprimi i policisë është bërë për të shmangur përballjen me familjarët apo të afërm të familjes së 8 vjeçarit të vrarë.

Kujtojmë se një vit më parë ka pasur për ditë me radhë protestë për vrasjen makabër të 8 vjeçarit Mateo Vasiu.

 

Advertisement