Connect with us

Kosova

Vrau me armë të riun, Gjykata jep vendimin për ‘Kobrën’

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Dibran Hoxhajn, të njohur si “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e të riut nga Kukësi dhe plagosjen e mikut të tij.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se Hoxha dyshohet për tri vepra penale: “Vrasje e rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.

“D. H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

Advertisement

TRENDING