Kosova
Vrau Visart Cungun për një faturë 400 euro, dënohet me 24 vite burg ‘Kobra’
Gjykata e Prizrenit Dibran Hoxhaj është dënuar ditën e sotme me 24 vite burg.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Dibran Hoxhaj, i njohur si ‘Kobra’ akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur.