Kosova
Vuҫiç përmendi ҫ’njohjet, por s’pati as njohje/ Reagon analisti
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi një ditë më parë se gjatë viteve që partia e tij ndodhet në pushtet, falë politikës së tij të jashtme ka hequr 28 njohje të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, këtë e ka mohuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës që ka thënë se nuk është tërhequr asnjë njohje e vetme.
Megjithatë, nëse nuk është hequr asnjë njohje, në anën tjetër nuk ka ardhur asnjë njohje e re nga viti 2021.
Njohja e fundit që ka marrë Kosova ka qenë nga shteti i Izraelit, më 1 shkurt, 2021. Kjo njohje ka qenë pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.
Lidhur me këtë çështje kanë folur njohësit e çështjeve politike.
Kështu, analisti Skender Mulliqi ka thënë se, të gjitha deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiqit kanë karakterin e fushatës elektorale që po zhvillohet për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
“Është rrenë e pastër e Vuҫicit kjo shifër kaq e madhe për ҫ’njohje dhe është propagandë serbe, që të ndikojë në disa shtete jo shumë demokratike të botës që ta tërheqin njohjen e shtetit të ri të Kosovës. Në esencë ҫ’njohja nuk është proces aq i lehtë, por kjo po përdoret nga Serbia si instrument për të shantazhuar dhe dëmtuar sa më shumë shtetin e Kosovës” – deklaroi Mulliqi