Connect with us

Kosova

Vulin tregon se Moska është përzier në protestat e Beogradit, flet dhe për Kosovën

“Rusia mike e ndihmoi Serbinë të ruajë rendin e saj kushtetues gjatë trazirave të opozitës në Beograd” – kështu tha për RIA Novosti, ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit serb (BIA) Aleksandër Vulin, duke theksuar se “Rusia është partner dhe aleat që respekton vullnetin e popullit serb.

“Rusia ishte me Serbinë edhe këtë herë dhe rendi ynë kushtetues u ruajt” – deklaroi Vulin

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është i vetmi lider në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe se ky ka qenë “vendimi i tij që nga dita e parë e histerisë anti-ruse”.

Vulin vuri në dukje se ai është krenar që është i vetmi drejtues i një agjencie të zbatimit të ligjit në Evropë që nuk i është dorëzuar ndjenjave anti-ruse.

“Kam paguar një çmim për këtë, por nëse kjo e ndihmon Serbinë të ruajë aleatin e saj shekullor, paqen dhe stabilitetin, t’i rezistojë përpjekjeve për të rrëzuar qeverinë dhe presidentin, atëherë ia ka vlejtur”, tha ish-kreu i BIA-s.

Ai gjithashtu ka theksuar se pas protestave të dhunshme në Beograd qëndron Perëndimi. Sipas tij, Perëndimi fillimisht u përpoq të mblidhte lëvizjet e djathta për t’i shtyrë të merrnin pjesë në protesta, por nuk u bë e mundur.

“Protestat në Serbi nuk janë instrument presioni ndaj Kosovës dhe sanksione ndaj Rusisë, por tentativë për të rrëzuar presidentin Aleksander Vuçic” – tha Vulin për median ruse,

Sipas tij, “Perëndimi kërkon që Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, të mos mbështesë Republikën Srpska dhe të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse – të mos jetë një vend dhe komb sovran”.

Siç theksoi ai, largimi i tij nga posti i kreut të shërbimit special ishte pjesë e “përgatitjes për Maidan”.

“Nuk flitet më për presion, sepse Perëndimit e ka të qartë se derisa Vuçic të jetë në krye të Serbisë, nuk do të ketë njohje të Kosovës dhe vendosje sanksionesh kundër Rusisë. Kynë fkat është një sulm për përmbysjen e Vuçiçit. Presioni për të më hequr mua nga posti i kreut të BIA-s shërbeu për zbatimin e ‘revolucionit me ngjyra’ dhe ishte hapi i parë drejt qëllimit përfundimtar” – potencoi Vulin duke shtuar:

“Dorëheqja ime na dha kohë për të reduktuar sulmet gjatë fushatës zgjedhore, por ne e dinim që menjëherë pas disfatës, Perendimi do të niste planin për të rrëzuar Vuçiçin”, tha ish kreu i BIA-s

Ai theksoi se sulmet ndaj tij personalisht filluan pasi ai dhe Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Nikolai Patrushev biseduam dhe diskutuam për kundërshtimin e “revolucioneve me ngjyra” dy vjet më parë.

“Ne përfaqësojmë vende serioze dhe agjenci serioze të inteligjencës. Siç mund ta shihni ne jemi të përgatitur mirë. Ndërrimi im nuk mundi të eliminonte të gjitha gjërat e dobishme që bëmë për Serbinë dhe kundërshtarët u vonuan” – theksoi Vulin.

 

Advertisement