Connect with us

Sport

Xhaka pas ndeshjes në Prishtinë: Vërshëllimat ishin gjëja e fundit që prisja, më dhembin

Përfaqësuesja e Kosovës mbylli eliminatoret e Botërorit me një record historic duke u kualiifikuar për në fazën e Play-off-it të Botërorit të vitit të ardhshëm. Ndeshja e fundit e Dardanëve ishte ndaj Zvicrës në Prishtinë e cila përfundoi me shifrat 1-1.

Gjatë kësaj ndeshjeje u dëgjuan disa vërshëllima ndaj kapitenit të helvetëve, shqiptarit Granit Xhaka, një gjë që ndodhte sa herë ai kapte topin. Pas përfundimit të ndeshjes, Xhaka në deklaratën e tij nuk mund ta linte pa përmendur këtë fakt duke theksuar se nuk e priste një gjë të tillë në vendin e tij.

“Jam i befasuar që më vërshëllyen. Më lënduan, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të përqendrohem vetëm tek loja, për fat të keq është pjesë e lojës. Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në udhëtim,” – deklaroi Xhaka i cili më pas shtoi, – “Të gjithë që ishin këtu mund të jenë krenarë. Jemi kualifikuar për ngjarje të mëdha për herë të tetë radhazi. Ishte e rëndësishme për ne që të mos binim nën presionin e ekipit të Kosovës”.

Advertisement