Sport
Ylli i Barçës ndez rrjetin/ Yamal shfaqet publikisht me të dashurën e re në darkën e Barcelonës
Lamine Yamal ka tërhequr vëmendjen në darkën e fundsezonit të FC Barcelona, ku klubi festoi sukseset e sezonit 2025/26.
Sulmuesi i ri mbërriti në event i shoqëruar nga Ines Garcia, e cila sipas raportimeve të mediave duket se është partnerja e tij e re.
Dyshja u panë duke hyrë së bashku në mbrëmje, të veshur me kombinime elegante në ngjyrë të zezë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve dhe kamerave.
Lamine Yamal është parë edhe më herët në publik me Ines Garcia. Ata janë fotografuar së fundmi gjatë një udhëtimi në Greqi, ndërsa paraqitja e tyre në këtë event është interpretuar nga fansat si një konfirmim i një lidhjeje më serioze.Pamjet nga darka u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku Yamal shihet duke e prezantuar Ines Garcia me rrethin e tij shoqëror dhe bashkëlojtarët e klubit.
Ines Garcia u shfaq me një fustan të gjatë të zi, elegant nga Kaoa, me detaje të rafinuara në pjesën e shpinës që i jepnin pamjes një stil glamuroz dhe të sofistikuar, duke u bërë menjëherë një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes./TAR