Pinknews
Zbardhen detajet/ Në gjendje të dehur shkaktuan rrëmujë në lokal nate, detaje nga arrestimi i djemve të Valbona Selimllarit
Zbardhen detaje të reja për ngjarjen që përfshiu Deni dhe Kejni Selimllarin, djemtë e ish-Miss Albania, Valbona Selimllari, të arrestuar pas një episodi të dhunshëm në Tiranë.
Sipas burimeve pranë hetimit, dy vëllezërit, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, ndodheshin në një lokal nate në zonën e Bllokut, në gjendje të dehur, kur filluan të bërtisnin dhe të krijonin rrëmujë, duke shqetësuar klientët dhe stafin.
Pasi u nxorën jashtë nga rojet dhe kamerierët për shkak të sjelljes agresive, situata degjeneroi në rrugë, ku djemtë vijuan me britma dhe ofendime. Në vendngjarje ndërhyri një punonjës policie, të cilin të rinjtë e ofenduan dhe më pas e goditën me grushte.
Menjëherë mbërriti patrulla e Komisariatit Nr. 2, e cila arrestoi të dy vëllezërit dhe i shoqëroi në komisariat. Por edhe aty, sjellja e tyre nuk u ndal: ata thyen një kamerë sigurie, dëmtuan derën e dhomës së shoqërimit dhe kërcënuan efektivët e policisë.