Connect with us

Aktualitet

Zbardhet letra për atentatin ndaj Ranuccit, përmendet mafia shqiptare

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet për sulmin me bombë ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, autor i emisionit investigativ “Report” në RAI.

Gazetari italian Nello Trocchia ka bërë publike në një postim në Facebook se gazeta “Domani” ka zbardhur detaje të reja përmes një letre anonime, e cila ndodhet aktualisht në duart e hetuesve italianë dhe që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Sipas Trocchia-s, letra përmend emrat e disa të dyshuarve për sulmin, si dhe referenca për mafian shqiptare. Aty thuhet se atentati nuk ishte i rastësishëm, por një mesazh për gazetarët italianë që kanë hetuar aktivitetet e Artur Shehut, një biznesmen me bazë në Miami, i dyshuar si drejtues i një organizate kriminale me lidhje me rrjetin mafioz shqiptar.

Sot në gazetën time Domani, kolegu Giovanni Tizian zbuloi përmbajtjen e letrës anonime që po shqyrtohet nga hetuesit. Ajo përmend emrat e sulmuesve të dyshuar dhe lidhet me udhëheqjen e mafias shqiptare. Gjithçka rrotullohet rreth biznesmenit me bazë në Miami, Artur Shehu,” shkruan Trocchi

Advertisement