Connect with us

Kronike

Zbulohen 2 policët që SPAK-u po verifikon, hoqën përgjimet nga dosja ‘Pepaj’

Në manipulimin e prova për të shmangur zbardhjen e autorëve të vërtetë ndaj Taulant Pepaj në Shkodër, nuk është implikuar vetëm prokurori i çështjes, Xhevahir Lita.

Përmes bisedave të zbërthyera në “Sky”, prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja, kanë konstatuar përmbajtje komunikimesh që tregojnë dhe ngrenë dyshime të arsyeshme për implikimin e dy oficerëve të policisë Shkodër.

“Ora News” ka mësuar se dy oficerët që janë marë me veprimet hetimore për zbardhjen e atentatit ndaj Pepaj, janë efektivet me inicialet L. H dhe E. M. (“Ora News” për arsye të ruajtjes së sekretit hetimor nuk po i publikon të plotë identitetin e policëve të përfshirë në dosje).

Të dy oficerët, janë duke u verifikuar nga SPAK, pasi ka të dhëna përmes komunikimeve se ata mund të jenë implikuar në shmangien e Eljo Hatos dhe Arsad Bashlit në autorësinë e sulmit me armë ndaj Pepajt dhe Kolec Markut.

Njëherësh, dyshohet se ata kanë zhdukur nga dosja hetimore një përgjim të Taulant Pepaj, që përmente Bardhyl Mavrajn, djalin e xhaxhait të Behar Bajrit.

Rezulton se policet L. H dhe E.M, në muajin Shkurt 2021, kanë referuar materialin hetimor në prokurori, duke sugjeruar vijimin e hetimeve ndaj shtetasve Eljo Hato, Arsad Bashli, Shkëlzen Xhenje dhe Behar Zagani për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

Ky material është marë nga prokurori Xhevahir Lita, i cili ka rregjistruar procedimin penal Nr.193, duke ndjekur në vijim veprimet hetimore me dy oficerët L.H dhe E.M.

Por përmes bisedave të zbuluara mes Eljo Hatos, Arsad Bashli, Bardhyl Mavraj dhe Xhevahir Lita, del se dhe oficerët e policisë janë paguar me 5 mijë euro për punën e mirë dhe ndihmën që kanë dhënë.

Madje në një moment në komunikime del se oficeri ka zhdukur nga fashikulli hetimor një përgjim telefonik, ku kapet Taulant Pepaj kapet duke i thënë një personi tjetër emrin e Bardhyl Mavrajt.

Arsad Bashli i thotë Bardhyl Mavraj, djalit të xhaxhait të Behar Bajrit duke i treguar se nga telefoni i tij (HIZOKF) do i shkruaj dikush tjetër, person i njohur edhe për Mavraj.

Në fillim të bisedës, Mavraj njofton personin që po përdor momentalisht telefonin e Bashlit dhe i dërgon mesazh si më poshtë:

“…Vlla fola me Xhevin dhe i ashtë duk pozitiv ky shoku dhe i ka lan porosi me pyt këtë jav Pepën edhe Bashlin dhe pasi të pytet Bashli lehet i lirë direkt me tha. Sa ti tregojne qe kujt ja ka dhan makinën dhe sa te pytet Pepa për Haton del nga kërkimi edhe Hatoja…”.

Bardhyl Mavraj bisedon me prokurorin Xhevahir Lita, ku ky i fundit i tregon se ka lënë porosi që të kryhet deri në fund të javës (dyshohet për veprim hetimor) dhe se i ka thënë të pyesë djalin, “Arsad Bashlli” se kujt ja ka dhënë makinën dhe ta lë të lirë.

Xhevahiri i shprehet: “…i thashë nesë nuk e tregon se kujt ia ka dhënë të bej arrest ne vend…”.

Më tej Lita dyshohet se i kërkon që të takojë oficerin e policisë gjyqësore dhe ta shtyjë që ta bëjë, pasi ai vetë i ka vendosur “piketa”.

Lita i tregon edhe se si duhet të deklarojë duke dërguar mesazhet: “…do e pyes ate të demtuarin nese ka qene Hato aty apo jo dhe ai do thote qe Haton, e njoh po nuk ka qene ne vend ngjarje………miku ta takojë Luanin, se ai i mbyll….

Takoje Pepën e thuaj nëse te pyesin perseri thuaj qe Hato nuk e kam pare ne vendngjarje, as ne qytet megjithese e njoh……po keshtu te thoje edhe për Bashlin…”.

Ndërkohë gjatë një komunikimi mes një personi tjetër dhe Mavrajt, ai i tregon këtij të fundit lidhur me një takim që ka pasur me punonjës policie dhe e vë në dijeni që Taulant Pepa në përgjim telefonik rezulton se ka përmendur emrin e Bardhit (Bardhyl Mavraj) dhe se këtë përgjim, punonjësi policisë me të cilin është takuar do e heqë nga fashikulli.

Ai dërgon mesazhin: “…Vlla tash fola me të…Do të hekun dhe nji pergjim që i kan ba Pepës… Sepse ka fol kam shku, e Bardhi e jena pajtu ect ect…”.

Personi që po përdor telefonin e Bashlit, i tregon edhe linjën e deklarimit që duhet mbajtur në momentin e pyetjes lidhur me makinën ku dyshohet për mjetin “AA 540 RF” në emër të Arsad Bashlit.

Bashli, i tregon që s’duhet të pranoj se e përdor këtë mjet, dërgon mesazhet: “… Qe makinen e ka ble ne emer tem Borana me ka than me ble makinen i kam than bleje skam hyp naj her ne at makine… E kam pas te parkume te shpija…Flet thirrjen kan me ja cu te baba…”.

Ai i tregon gjithashtu se punonjësi i policisë, e ka pyetur se kur dëshiron që të pyetet.

Ndër të tjera i dërgon mesazhe edhe lidhur me veprimet që mund të bëhen në procedim dhe se çfarë zgjidhje mund të gjejnë për të lehtësuar pozitat e Shkëlzen Xhenje nëpërmjet deklarimit të Taulant Pepaj.

“… Hatoja del kollaj… Tha….Por ta shikojmë… Me shpëtu e me ja çu kanosje…dhe zenit…Ai duket pozitiv tha… Veç mos flitni se i q***t nanën tu fol… E kan thirr Pepën e din për ça ka ndodh…Do e thrrasin prap Pepën dhe ka me i thanë s’kan dasht me më vra…Por mu sqaru…”. Prandaj hiç telefona se ca s’dalin muhabetet gjith ç’farit…”.

Sipas përgjimeve, grupi duhet të paguajë 5 mijë euro tek policia, pasi ata i kanë ndihmuar shumë dhe se ndihmën më të madhe sipas tyre e ka dhënë policia.

Ndërsa 50 mijë euro duhet të dorëzoheshin në dy këste tek prokurori i çështjes, Xhevahir Lita.

Kjo shumë është dukur mjaft e madhe dhe e papërballushme, ndaj një person i paidentifikuar nga SPAK me kodin “Sky” TFQLAR shprehet duke përmendur dhe implikimin e oficerëve të policisë.

Ai dërgon mesazhet si më poshtë vijon: “… o vlla a ke fol qe t’ja lajm vetëm Zenit vlla…se mos të futet me gjet at tjetrin vlla…po ideja asht se me na shpall kerkim at na i merr lekt kot prz vlla….

…se po qe puna per me nejt kerkim ma mir rrim kshu dhe e mbyllim me gjykate prz. Se punen ma të madhe na e kan kry të policis vlla me than atë qa asht…edhe sa lek dona mi dhan 5 €…si me ken tu tall prz…”./oranews

Kronike

‘Do të tregoj atë që kam vuajtur’/ Zbardhen bisedat e viktimës Etleva Bodi më bashkëshortin që e vrau

Autoritet italiane kërkojnë burgim për shqiptarin, Selami Bodi i cili vrau në tetor të vitit 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Savona të Italisë, ndërsa çifti ishin prindër të katër fëmijëve të mitur. Mediat italiane bëjnë me dije se prokurori Giovanni Battista Ferro ka kërkuar burgim të përjetshëm për Bodin.

“Bodi duhet të shpallet përgjegjës për të gjitha faktet e regjistruara ndaj tij”, tha prokurori Ferro.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi bisedat e çiftit falë analizave të celularëve dhe u provua se viktima kishte qenë pre e dhunës edhe në të shkuarën. Mësohet se Etleva i kishte dërguar me mesazh Bodit më 3-4 tetor 2023, 3 lidhje në tre video në YouTube në gjuhën shqipe me lutje dhe monologje që fokusoheshin tek “si të jesh burrë i mirë në fenë myslimane, të respektosh gruan e të mos e poshtërosh” dhe për “si ta trajtoni mirë gruan tuaj”.

Prokurori Publik është ndalur në disa mesazhe, në të cilat Etleva ka thënë “Unë do të tregoj atë që kam vuajtur, sepse më ke rrahur vazhdimisht”; “Më dërgove në spital dhe vazhdova të duroja”; “Më mirë të vdisja.”

Sipas asaj që doli në dëshmi gjatë fazës së gjykimit, ai e kishte mbajtur Etlevën larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik nuk i lejonte praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes (për dy vjet që kishte nuk ishte në gjendje të përdorte celularin e saj). Pas konkluzioneve të prokurorit Ferro, ndërhynë avokatët mbrojtës të Selami Bodit, të cilët kërkuan rrethana lehtësuese.

Si ndodhi ngjarja?

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre. Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh. Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim.

Continue Reading

Kronike

Vdes drejtuesi i biçikletës/ Shoferi i “Benzit” arratiset pas përplasjes së furishme

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

I vodhi të moshuarës varësen nga qafa, policia e Korçës arreston 39-vjeçarin

Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçar me ermin Klodian Meçollari, i cili akuzohet për vjedhje me dhunë të një 68-vjeçareje.

Burimet njoftojvë se ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit të Korçës rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

Klodian Meçollari forcërisht i ka marrë nga qafa 68-vjeçares një varëse platini dhe është larguar me vrap në rrugicat e lagjes së njohur të qytetit të Korçës.

68-vjeçarja menjëherë ka lajmëruar forcat e policisë dhe nuk ka lëvizur nga vendi i ngjarjes deri në mbërritjen e forcave blu të cilët kanë sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë në rrugën ku 39-vjeçari ka marrë me forcë varsen e të moshuarës.

Nga këqyrja e kamerave është bërë e mundur edhe identikimi i autorit të kësaj grabitje.

Gjatë ditëve të festës së Pashkës në zonat më të populluara të qytetit policia ka shtuar forcat e saj për sigurinë e qytetarëve përfshi zonën e katedrales dhe Pazarin e vjetër.

Continue Reading

Kronike

Dhunoi nënën e tij, vihet në pranga 32 vjeçari (Detajet)

Komisariati i Policisë Maliq

-U arrestua në flagrancë shtetasi R. K., 32 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në kundërshtim me urdhrin e gjykatës, dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Continue Reading

Kronike

Tiranë, në pranga tutori nga Venezuela, shfrytëzonte për prost*itucion dy djem, 19 dhe 31 vjeç

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion për goditjen e një rrjeti prostitucioni.

Operacioni ‘ET-1’ u zhvillua nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin nr.3, ku u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi nga Venezuela, i cili ishte organizatori i rrjetit të prostitucionit në Tiranë.

Gjithashtu është vënë në pranga një i huaj tjetër dhe një 19-vjeçar është proceduar penalisht, pasi këta të dy kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.

Konkretisht u arrestua: G.J., 29 vjeç dhe D.C., 31 vjeç dhe po hetohet A.S., 19 vjeç. Shtetasi nga Venezuela, G.J., shfrytëzonte dy personat e tjerë për prostitucion.

Ata kishin ardhur në vendin tonë përkohësisht dhe me anë të një faqeje në internet, krijonin kontakte me klientë të ndryshëm, për ushtrim prostitucion kundrejt pagesave 150-300 euro.

‘DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve G. J., 29 vjeç, dhe D. C., 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING