Connect with us

Aktualitet

‘Zero marrëdhënie biznesi’, Endri Meksi flet për herë të parë për raportin me Olsi Ramën

Sipërmarrësi Endri Meksi flet për herë të parë për raportin me Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit Edi Rama. I ftuar në Albania News Cast me Arbër Hitaj, Meksi mohon të ketë marrëdhënie biznesi me Olsi Ramën, por thotë se atë e ka mik ndonëse takimet janë të rralla.

Endri Meksi: E kam shok. E kam patur përpara shumë më shumë shok për shkak dhe të këtyre llafeve, le të themi frekuentohemi shumë rrallë, por e kam shok. Shumë i lidhur është tjetër term.

Arbër Hitaj: Pra nuk është se ka marrëdhënie biznesi?

Endri Meksi: Zero marrëdhënie biznesi?

A ka mbështetur klanin e Erion Veliajt apo atë të Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Endri Meksi.

“Veliaj shpresoj një ditë ndoshta jo të largët të jetë në gjendje të lirë dhe nëse do pyetet mund ta konfirmojë. Ne kemi patur marrëdhënie të dy bashkë, kemi biseduar nuk ishim shokë, nuk ishim miq por marrëdhënie unë do ta quaj korrekte dhe leximet vijnë prapë me keqdashje. Me keqdashje për të krijuar konflikte mes palëve si duket ky sporti i preferuar i disa aktorëve në Shqipëri që i lëvizin këto mekanizma sepse unë vetë personalisht nuk kam pasur në dijeninë time as edhe një lloj përplasje personale me të paktën pesë vitet e fundit që të gjykohet diçka në këtë sens, Ai kur ka dashur të më shkruajtur, më ka shkruajtur totalisht i lirë. Ky perceptimi i të qenit në llogore në luftë është idiotësi totale. Ndryshe nga çfarë thashë për zotin Veliaj, që kam patur dhe komunikime, ky nuk është rasti i zonjës Balluku dhe është përsëri një keqlexim akoma më i madh. Të gjithë të tjerat janë 99.9% nga ana e aktorëve të tregut të rëndësishëm keqdashje në lexim, nga ana e publikut i kuptoj”, tha Meksi.

Advertisement