Politike
Zgjedhjet e 11 Majit/ PS çel sot zyrtarisht fushatën elektorale në sheshin ’Skënderbej

PS do të çelë zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Takimi pritet të nisë në orën 12:00 në sheshin ”Skënderbej”. Slogani i PS do të jetë “Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS”.
Partia Socialiste ka zgjedhur 12 Prillin për të hapur zyrtarisht fushatën, dhe pikërisht këtë orë, simbolikë që lidhet me 12 yjet e flamurit të BE, që socialistët e kanë premtim kryesor. Fjala kryesore pritet të jetë ajo e kryesocialistit Rama i cili do të flasë në lidhje me objektivin e fushatës.
Një ditë më parë, në ditën ku do të niste zyrtarisht fushata, PS zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat me 12 qarqet e vendit. Kryesocialisti Rama thotë se gratë dhe vajzat janë ‘fuqia’ e PS, dhe mbështetjen më të madhe e ka prej tyre. Në fjalimin e djeshëm që mbajti në eventin e mbajtur në TKOB, kreu i qeverisë përmendi se numri i grave dhe vajzave brenda partisë është rritur ndjeshëm.

