Connect with us

Politike

Zgjedhjet lokale/ Mbyllet zyrtarisht procesi i numërimit në të gjithë vendin

Procesi i numërimit të kutive të votimit të 14 majit, tashmë është mbyllur zyrtarisht në të gjithë vendin.

Sipas KQZ, nga të gjitha kutitë e numëruar, vetëm 3 prej tyre kanë rezultuar të parregullta.

Përkatësisht e parregullt ka rezultuar një kuti në Dibër, një në Durrës dhe një në Kurbin.

Kujtojmë se Partia Socialiste fitoi në këto zgjedhje lokale me një diferencë të thellë, duke marrë kështu 53 bashki, ndërsa 7 u morën nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, dhe 1 bashki u mor nga “MEGA”.

Politike

Deklaroi se u paraqit vetë në SPAK/ Shpërthen Alimehmeti: Gënjen. Veliajt i çuan 3 fletë-thirrje

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka deklaruar nga protesta e opozitës se kryebashkiaku Veliaj ka marrë 3 fletë-thirrje nga SPAK.

Ai përgënjeshtroi Veliajn duke thënë se ky i fundit nuk ka shkuar me këmbët e veta, por ka marrë 3 thirrje nga prokuroria e posaçme.

“Tani i quan bashkëpunëtorë, me kë, me ata që u arrestuan, apo me ata që i arrestuan. Erion Veliajt i iku truri kur iu vu sekuestro inceneratorit, edhe pse aty s’ka asgjë. I arrestuan Taulant Tushen, në mars i arrestuan live drejtorët e tjerë. Ku po fshihej ai? Ai kampioni i debateve që nuk doli njëherë në debat me Këlliçin.

Ai që i çojnë 3 fletëthirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia. Po normal se do të tërhiqnin ata përndryshe. Ai që nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska, që kanë frikë, pas këtyre dyerve me zinxhir”, u shpreh ai.

Ai deklaroi gjithashtu se kryebashkiaku Veliaj është frikësuar ndaj refuzon sot të dalë në debat. Ai bën thirrje nga protesta se qytetarët nuk duhet të ndalen deri në rrëzimin e Veliajt.

“Nuk qëndron dot flamuri shqiptar në krye të vjedhjes. Ashtu siç e hoqën nga teatri shqiptar, shiheni ku e kanë vënë tani. Veliaj ishte mësuar i qetë dhe rehat e ta respektonim për hajdutërinë e tij. Nuk është mësuar as ti thonë hajdut kur z.Blushi i çoi prangat në dhjetor. Nuk pati guxim në asnjë lojë të përballej.

Hajde paraqitu këtu para njerëzve të lirë. Këtu nuk guxon ai. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska.”

Continue Reading

Politike

“Armiqtë e mi ndien të lehtësuar”/ Veliaj: Solla prova shtesë për…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi pas daljes nga SPAK se ndihej i lehtësuar pasi më në fund sipas tij dha versionin e tij për çështjen e inceneratorëve.

Veliaj tha se gjatë marrjes në pyetje me hetuesit e SPAK, të cilët i ka cilësuar si kolegë, kishte ezuaruar të gjithë çështjen e inceneratorëve.

Ai tha se kishte depozituar prova shtesë, por për këto nuk mund të fliste për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor. Erion Veliaj u shpreh se: “Besoj që armiqtë e mi ndihem më të lehtësuar se besoj se një person duhet të gjykohet dhe nga armiqtë që bën dhe jo vetëm nga punët që bën”.

“Pas këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për sëmbari në Shqipëri.

Isha më dy kolegë serioz, profesionist të disiplinuar, e vetmja gjë që mund të bëjmë është ti formojmë institucionet. Mos ti përgojojmë, mos bëjmë rolin e gjyqtarit, por të bashkëpunojmë.

Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Po diskutonim sot orën 9:00 apo 10:00, se kishin dhe një seancën tjetër më parë.

Kishim një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, për mënyrën se ku dallon projekti i IFC-së që ishte nisur nga ish-bashkia me 37 euro tonin dhe si ky proces ishte diçka tjetër e pa kërkuar nga investitor të tjerë që s’kishin lidhje me bashkinë e Tiranës, por me të tjerë.

U thanë dhe disa detaje të tjera, por të dy kolegët hetues me thanë që për çështje të sekretit të hetimit, duke qenë se Bashkia e Tiranës ka sjell dhe disa prova të tjera më është kërkuar që mos ti ndaj me gazetarët.

Sigurisht do të jetë pjese e zbardhjes së dëshmisë time, ndihem me të vërtete mirë që ata që më duan, ndihen më të lehtësuar, por unë i pari ndihem më i lehtësuar që pata dhe unë fjalën time.

Besoj që armiqtë e mi ndihem më të lehtësuar se besoj se një person duhet të gjykohet dhe nga armiqtë që bën dhe jo vetëm nga punët që bën”, tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Protesta para Bashkisë/ Gjokutaj: Veliaj, hajdut me vulën e korrupsionit në ballë

Avokati Genc Gjokutaj, ka marrë pjesë pasditen e sotme në Protestën që po mbahet te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e Veliajt.

Gjatë fjalës së tij Gjokutaj e ka cilësuar Veliajn si hajdut me vulën e korrupsionit në ballë, teksa shtoi se kryebashkiku dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji, kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën e qytetarëve të kryeqytetit.

Gjithashtu avokati i bëri thirrje dhe Policisë së Shtetit që të mos mbrojnë një hajdut.

Gjokutaj: Të mblidhemi dhe të mbrojmë Tiranën. Erion Veliaj dhe banda e tij kanë hyrë në çdo shtëpi, kanë hyrë te uji kanë hyrë te taksat, kanë hyrë në jetën tonë. Ky bandit ka dalë nga vrima tani dhe thotë se është sekret hetimor dhe unë nuk jap shpjegime. Do japësh shpjegime para qytetarëve të Tiranës. Një fjalë për Policinë e Shtetit. Ju jeni Policia e Shtetit për të mbrojtur ligjin, sot ju po mbroni një hajdut dhe kjo është e pafalshme dhe e pamoralshme. Të mbrojmë Tiranën se me marrjen e Tiranës marrim të gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të dorëzohemi, këtu do të jemi. Do të marim hekurin do ta shkrijmë dhe do ti bëjmë pranga për Erion Veliajn që ti ketë në duar siç ka në ballë vulën e korrupsionit.

Continue Reading

Politike

Pse u paraqitët 1 orë përpara në SPAK? Veliaj: Mund të merreni me makinën e Fahri Balliut dhe milionerëve…

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dalë nga SPAK pas shumë orësh, pasi u mor në pyetje nga prokurorët.

Veliaj u pyet se përse u paraqit në SPAK një orë më përpara nga se ishte thirrur. Veliaj shmangu pyetjen, duke thënë se “mund të merreni me makinën e Fahri Balliun dhe milionerëve të opozitës”.

Erion Veliaj: Ka nisur mbledhja e këshillit Bashkiak dhe duhet të shkoj. Erdha një orë më parë. Mund të merreni me makinën e Fahri Balliut dhe milionerëve të opozitës.

Continue Reading

Politike

Veliaj në SPAK/ Kryemadhi: Nëse drejtësia do ishte e pavarur, paratë do u ktheheshin shqiptarëve

Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar, pasi Erion Veliaj është thirrur nga SPAK.

Në reagim, Kryemadhi shprehet se ajo dhe ekipi i saj i LSI-së që drejtonte më herët, vendosën një standard të ri për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar.

“Falenderoj me përulje ekipin e profesionistëve, që më ndihmuan pa u lodhur për të realizuar kontributin tim më të madh politik si Kryetare e LSI, atë të KALLËZIMIT PENAL të aferës së inceneratorëve.

Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova t’i vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare”, deklaron Kryemadhi.

 

 

Postimi i deputetes Monika Kryemadhi:

Falenderoj me përulje ekipin e profesionistëve, që më ndihmuan pa u lodhur për të realizuar kontributin tim më të madh politik si Kryetare e LSI, atë të KALLËZIMIT PENAL të aferës së inceneratorëve.

Falë një pune hetimore që ka zgjatur disa vite, eksperienca e tyre profesionale bëri të mundur që një mal me prova t’i vendoseshin në dispozicion prokurorisë speciale anti korrupsion për shkeljet ligjore të zyrtarëve publikë, shoqëruar me analizën e detajuar të krimeve financiare.

Sot, ne, shqiptarët dhe ndërkombëtarët, po shohim një hap tjetër drejt misionit që morëm përsipër.

Është ky standard i ri që vendosëm bashkërisht për mënyrën se si hetohet korrupsioni qeveritar, e cila ka bërë që Erion Veliaj, nga zyrtar i maxhorancës i cili kërcënonte në emër të drejtësisë, të shkojë sot e të përgjigjet para SPAK për abuzimet e tij.

KALLËZIMET e firmosura për aferën e inceneratorëve janë aty si dëshmi e qartë e vullnetit tim dhe kolegëve të LSI, që më mbështetën në çdo hap, për papajtueshmërinë me korrupsionin qeveritar!

Aty janë të KALLËZUAR kokat e korrupsionit të qeverisë dhe shqiptarët presin me padurim fundin e një drejtësie selektive ku ligji funksionon “me mik”.

Me një sistem drejtësie të pavarur dhe që punon shpejt për të ndaluar korrupsionin, paratë e vjedhura do t’i ktheheshin shqiptarëve dhe e gjithë qeverisja do të ripërtërihej.

E drejta vonon por drejtësi do të ketë një ditë! Unë do të vazhdoj luftën dhe falenderoj çdo njeri që kontribuoi për këtë ditë ku muri i madh mbrojtës për pandëshkueshmërinë e qeverisë së inceneratorëve, u ça.

Kryemadhi2
Continue Reading
Advertisement

TRENDING