Connect with us

Rajon

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Fitues Lëvizja e Milatoviç dhe Spajiç

Lëvizja “Evropa tani” e presidentit, Jakov Milatoviç arriti të marrë numrin më të madh të votave sipas rezultateve të para të shpallura nga Qendra e Monitorimit të Zgjedhjeve mbrëmjen e sotme në Malin e Zi.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura sot (11 qershor 2023) në Malin e Zi tregojnë se Lëvizja “Europa Tani” ka dalë e para me 26 përqind të votave apo 24 mandate, por jo të mjaftueshme për të formuar një qeveri e vetme. Pasohet nga koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviç me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi.

Koalicioni pro-serb dhe pro-rus “Për të Ardhmen e Malit të Zi” (ish Fronti Demokratik) ka fituar 15 përqind të votave ose 13 mandate dhe koalicioni URA e Dritan Abazoviçit me Demokratët të Aleksa Beçiçit 12.3 përqind ose 11 mandate. Partia Boshnjake, si partia më e madhe e pakicave në Mal të Zi fitoi 6.8 përqind të votave ose 6 mandate, kurse në parlament do të hyjë edhe Forumi Shqiptar me 2 mandate, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate me nga 1 mandat.

6 shqiptarë në parlament

Në parlamentin e Malit të Zi do të jenë 6 deputetë shqiptarë, 4 nga partitë nacionale shqiptare dhe dy nga partitë qytetare. Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla ( DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.

Kush mund ta formojë qeverinë?

Nga këto zgjedhje dalin 81 deputetë, dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi Rezultatet paraprake tregojnë se më shumë vota kanë fituar partitë pro-demokratike dhe proevropiane siç është Lëvizja “Evropa Tani”, e cila u formua në mesin e vitit të kaluar dhe të cilës i përket edhe presidenti i sapozgjedhur, Jakov Milatoviç, koalicioni i URA-s me Demokratët dhe partitë e pakicave të cilët në koalicionin paszgjedhor mund të formojnë shumicën në parlamentin e Malit të Zi, shkruan Voa.

Pjesemarrja e ulët

Të drejtën për të votuar për të zgjedhur 81 deputetët e parlamentit malazez e patën 542.468 qytetarë. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 u mbyllën në orën 19:00 dhe rezultatet paraprake dolën në orën 21:00.

Pjesëmarrja deri në orën 19:00 ka qenë 56.4% të votuesve, gati 20% më e ulët se 2020. Kjo është pjesëmarrja më e ulët në Mal të Zi që kur u nda nga Serbia për t’u bërë një shtet i pavarur në vitin 2006. Analistët e shpjeguan pjesëmarrjen e ulët me faktin se shumë votues ishn ngopur me zgjedhjet e shpeshta që nuk sollën ndryshime të mëdha në skenën politike lokale.

Në garë 15 parti dhe koalicione

Këto janë zgjedhjet e dymbëdhjeta parlamentare që nga vendosja e pluralizmit në Mal të Zi. Partia Demokratike e Socialistave (PDS) për të parën herë hyri në zgjedhje pa liderin e saj Millo Gjukanoviç, i cili pas tri dekadash u tërhoq si lider i partisë, pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale humbi zgjedhjet kundrejt rivalit nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Millatoviç.

Një ndryshim i madh ndodhi tek koalicioni i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, i cili në zgjedhjet e kaluara formoi shumicën aktuale parlamentare. Ky koalicion politik në këto zgjedhje hyri I ndarë në tre parti të pavarura dhe pati një rënie të theksuar. Dy partitë që pas zgjedhjeve të vitit 2020 së bashku me Frontin Demokratik përbënin shumicën në nivel shtetëror, Lëvizja Qytetare URA e kryeministrit me mandat të përkohshëm Dritan Abazoviç, dhe Demokratët kandiduan së bashku. Morën pjesë edhe dy koalicione të partive shqiptare: Forumi Shqiptar me kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni i Aleancës Shqiptare me deputetin me përvojë Genci Nimanbegu.Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi janë historike për shkak se ka një përfaqësi të madhe shqiptare. 2 koalicionet shqiptare marrin 3 deputetë, në parlament do jenë 6 shqiptarë.

Festimet kanë nisur në Tuz, ku shqiptarët kanë vendosur këngë patriotike shqiptare

Zgjedhjet në Mal të Zi, partia e presidentit Milatoviç shpall fitoren, mori 23 deputetë, kreu i ‘Evropa Tani’: Gati për t’u shërbyer qytetarëve

1686516346_Capture.JPG

Partia Evropa Tani e presidentit Milatoviç ka shpallur fitoren. Partia e Milatoviç ka marrë 23 deputetë.

Lideri i Lëvizjes Evropa tani, Milojko Spajiq, tha se kanë arritur një rezultat të mirë dhe presin që Qeveria të formohet sa më shpejt.

Ai tha se është arritur një fitore e madhe, pavarësisht keqpërdorimit të resurseve shtetërore.

Spajić njoftoi se PES do të bisedojë me të gjithë me të cilët ndajnë vlera të përbashkëta.

I pyetur se me kë do të formonin qeverinë, Spajiq tha se e kishte deklaruar qartë se me kë nuk do të bënte koalicion – me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare URA.

Spajiq nuk i është përgjigjur pyetjes për një koalicion të mundshëm me listën “Për të ardhmen e Malit të Zi” dhe si do të reagonte Bashkimi Evropian ndaj tij. Ai tha se sonte është koha për të festuar dhe se mëngjesi është më i zgjuar se mbrëmja.

“Për sa më përket mua, përgjigja është e qartë, por parimet e programit janë më të rëndësishmet, le të shohim se kush dëshiron të ndihmojë programin Europe Tani 2… Ne jemi këtu për të dhënë rezultate për qytetarët në të ardhmen në katër vjet dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson”.- tha ai.

Zyrtari i PES, Filip Ivanoviq, tha se kjo parti do të ketë grupin më të madh parlamentar në Kuvend dhe do të jetë përbërësi kryesor i Qeverisë. Ai prezantoi Spajiqin si kryeministër të ri.

Zgjedhjet në Malin e Zi, deputeti shqiptar Genc Nimanbegu: Rruga evropiane e Malit të Zi e pamundur pa pakicat

1686516462_639533xja8DCuKMU.png

Rruga evropiane e Malit të Zi nuk bëhet pa pakicat e pakica shqiptare është e diskriminuar prej vitesh, deklaroi sot në mbrëmje Genc Nimanbegu, bartësi i listës “Aleanca Shqiptare”.

Ai tha se koalicioni i tij ka rritur përqindjen e votave në këto zgjedhje, dhe se kërkesat janë  standarde politike – vazhdimin e rrugës euroatlantike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se e shohin veten në koalicion me të gjithë ata që e mbështesin.

“E kemi ruajtur statusin tonë parlamentar, kemi rritur përqindjen e votave dhe jemi të kënaqur edhe me rezultatet e pakicave të tjera. Ky grup deputetësh do të jetë vendimtar për zhvillimin e Malit të Zi”, tha Nimanbegu për Radio Televizionin e Malit të Zi

Ai beson se “lëvizjet në politikë” kanë ndikuar që qytetarët të dalin më pak në zgjedhje.

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Gjeloshaj: Rezultat i shkëlqyer i Forumit Shqiptar, morëm dy mandate

1686515814_Capture.JPG

Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar ka thënë se fituan dy mandate në zgjedhjet parlamentare dhe se shpreson që Mali i Zi të ketë një qeveri të qëndrueshme që do ta sjellë atë në Bashkimin Evropian.

Ai ka folur për “Radio Televizionin e Malit të Zi”.

“Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, ka thënë Gjeloshaj.

Zgjedhjet në Mal të Zi, kryeson Lëvizja ‘Europa Tani’ me 23 mandate dhe ‘Së bashku’ merr 21 mandate

1686513791_mal.JPG

Janë publikuar rezultatet paraprake nga zgjedhjet në Mal të Zi.

Aktualisht kryeson Lëvizja ‘Europa Tani’ me 23 mandate dhe ‘Së bashku’ merr 21 mandate. Edhe 2 koalicionet shqiptare marrin 3 deputetë

Partia e kryeministrit të Malit të Zi, ‘Guximi vlen’ i Abazoviç merr 11 mandate. Më pas renditen edhe dy partitë Forumi Shqiptar me 2% të votave dhe Aleanca Shqiptare me 1.5% të votave.

Rajon

Mali i Zi shkeli Serbinë, Vuçiç kërkon hakmarrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka theksuar se në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë që do të mbahet javën e ardhshme, do ta marrë vesh se kush janë në të vërtetë miqtë e Serbisë.

Kreu i shtetit serb gjithashtu ka kritikuar Malin e Zi për vendimin e tij për ta mbështetur Rezolutën, por edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Të gjithë ata që nuk votojnë apo abstenojnë janë miq, do të festojmë dhe mbrojmë flamujt e tyre, por edhe do të kemi marrëdhënie korrekte me të tjerët. Serbia nuk e cenoi integritetin territorial të Malit të Zi, por Mali i Zi e shkeli Serbinë”- tha Vuçiç gjatë një interviste në mediumin serb TV Pink.

Kujtojmë se Mali i Zi është vendi i fundit që është shkëputur nga Jugosllavia, dhe kjo jo më larg se në vitin 2006. Lëvizjen për shkëputjen nga Jugosllavia e kishte udhëhequr ish-presidenti malazez, Milo Gjukanoviç.

Kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, me 17 shkurt të vitit 2008, Mali i Zi vetëm disa muaj më pas, saktësisht me 9 tetor 2008, e njohu pavarësinë e saj.

Njohja nga Mali i Zi për Kosovën ishte mjaft e rëndësishme, pasi një vend fqinje po pajtohej me mëvetësinë e saj, vendi i 49 që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Continue Reading

Rajon

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur ekskluzivisht për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

“Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t’i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t’i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re”, tha ai.

Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.

Continue Reading

Rajon

Kreta “pushtohet” nga pluhuri i Saharasë

Kreta është “pushtuar” nga pluhuri afrikan. Drejtoria e Shëndetit Publik të Qarkut të Kretës u ka bërë të ditura qytetarëve masat që duhet marrin për t’u përballur me pluhurin e Saharasë.

Mediat në vend raportojnë se përqendrimet e regjistruara deri më tani të grimcave në ajër janë shtuar.

Universiteti i Kretës dhe Universiteti Teknik i Kretës informojnë se sipas modeleve parashikuese “përqendrimet mesatare ditore të PM10 për ditën e sotme të shtunën dhe të dielën 19.05.2024 do të luhaten në nivele mesatare. (51- 75 µg/m3) për shkak të fenomenit intensiv të transportit të pluhurit nga Saharaja.”

Për këtë arsye, të rriturve me probleme me frymëmarrjen, atyre me sëmundje të zemrës dhe fëmijëve me probleme me frymëmarrjen, u rekomandohet që të kufizojnë çdo ushtrim fizik intensiv, veçanërisht nëse bëhet jashtë.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të mbajnë maskat me mbrojtje të lartë FFP2, N95 & KN95, duke qenë se ato mund të mbrojnë qytetarët që janë aktivë në natyrë. Përveç kësaj, rekomandohet po ashtu marrja e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit të brendshëm.

Continue Reading

Rajon

Përplasja me RMV, Mitsotakis mesazh paralajmërues: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për një emision grek në ERT, tre javë para zgjedhjeve europiane të 9 qershorit.

Kryeministri i dërgoi një mesazh paralajmërues qeverisë së re, për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një mesazh paralajmërues qeverisë së re: të ndryshojë linjën që tani e tutje, të respektojë këtë dispozitë qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, kur i referohen fqinjit tonë verior”, tha Mitsotakis.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjithashtu komentoi situatën, duke thënë se shpreson që politikanët në Maqedoninë e Veriut të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar.

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar. Dhe nëse bisedat dhe sjellja e tyre destruktive shndërrohen në veprime reale, kjo do të thotë qe po e shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit, duke e larguar atë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Continue Reading

Rajon

Vuçiç shtrëngohet me Dodikun në pritje të 8 qershorit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, eshte takuar në Beograd me presidentin e RS, Milorad Dodik dhe tema kryesore e bisedës, sipas Vucic,  ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Serbisë dhe RS-së dhe reagimi i mbarë popullit serb për votimin e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

“E informova Presidentin Dodik për përpjekjet që po bën Serbia për të mbrojtur interesat jetike kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare, duke përsëritur edhe një herë se miratimi i një rezolute të tillë do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës për e ardhmja duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”, ka shkruar  Vuçic në llogarinë e tij në Instagram.

Në të njëjtën kohë, sipas fjaleve te presidentit serb, “temë e veçantë diskutimi ishte Kuvendi i ardhshëm i Popullit Serb i planifikuar për 8 qershor në Beograd, për të cilin aktivitete të shumta të përbashkëta, nënshkrimi i memorandumeve dhe marrëveshjeve, si dhe ngjarjet që do të konfirmojnë unitetin e popullit dhe të drejtën e tij për të ruajtur vatrat e tyre, të jenë të tyret, janë rënë dakord dhe mbrojnë të drejtën për të ardhmen e brezave që do të vijnë”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING