Connect with us

Pinknews

Zhaku hap zemrën në Ferma VIP: U vesha me të zeza ditën e martesës, djalin e kam autik

Inida Gjata, e njohur për publikun si Zhaku, është bërë pjesë e reality show-t Ferma VIP, ku që në hyrje ka tërhequr vëmendje për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse.

Gjatë ditës së sotme, teksa ndodhej në oborr me Mozën dhe Kostanën, Zhaku ka ndarë një rrëfim emocional për jetën e saj personale, duke hapur një kapitull të ndjeshëm për publikun dhe banorët e tjerë.

Ajo ka treguar se pas 15 vitesh martesë ndodhet në prag të divorcit, duke theksuar se marrëdhënia nuk ka funksionuar më dhe se aktualisht ndihet më e qetë duke qenë vetëm dhe e lirë.

“Unë vetëm jam rehat fare. Do bëj ndarjen e kujdestarisë dhe të gjitha, rregullohen me gjyq. Çe dua të rri në një martesë që nuk funksionon? Nuk dua të martohem më. Martesa është gabim, jam veshur me të zeza atë ditë.

15 vjet kanë qenë të larmishme. Djalin e kam 4 vjeç, është autik. Ka bërë shumë përparime. Tani ka filluar flet nga pak. Është gjeni. Ka mësuar numrat në shqip e anglisht. Çuni ka inteligjencë emocionale dhe kur kemi pasur një problem në shtëpi, mënyra se si më shikonte dhe më prekte faqet, se nuk flet dot, ishte në një mënyrë tjetër”, tha Zhaku.

Në rrëfimin e saj, ajo foli gjithashtu për djalin e mitur, duke theksuar përparimet që ai ka bërë dhe inteligjencën e tij të veçantë, si dhe lidhjen emocionale të fortë mes tyre.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime dhe diskutime mes banorëve brenda shtëpisë, duke e bërë një nga momentet më të komentuara të ditës në format.

Advertisement