Connect with us

Aktualitet

Zhduket 16-vjeçarja, babai bën denoncimin në polici

 Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Babai i saj ka dhënë alarmin në polici.

Burime policore bëjnë me dije se ditën e sotme shtetasi I. K., 59 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe.

Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Aktualitet

Dikur pretendoi se i rrëmbyen fitoren në “Amici”, Klajdi Selimi tregon si i ka marrëdhëniet sot me Maria De Filippin

Klajdi Selimi është një nga balerinët shqiptarë që i ka bërë krenarë të gjithë, pasi spikati në “Amici”. Në një lidhje me Skype ai është kthyer pas në 19 vite në kohë, duke kujtuar edhe kontensimin e fitores.

Ndër të tjera, Klajdi ka treguar dhe si i ka marrëdhëniet sot me Maria De Filippin. Sakaq, ai ka theksuar se nuk e dëmtoi karrierën e tij, pasi mbas asaj eksperience hapi 15 shkolla baleti.

“Eksperienca e ‘Amici’ ishte shumë e dëshiruar. Kisha një lodhje të paparë, isha gjithmonë në shënjetër të shokëve të mi të aventurës, pasi fakti që isha para tyre i drejtonte. Te danci, te publiku, te familja ime gjeta forcën, edhe pse pati shumë debate.

Unë nuk dua t’i jap konotacionin që jam shqiptar, sepse Mediaset më ndryshoi jetën. Megjithëse, unë malin e ngjita vetë. Por ideja aty ishte një gabim teknik që programi nuk donte ta pranonte mbrapa. Teknikisht unë jam fituesi i dancit te Maria De Filippi.

Unë nuk mendoj që e dëmtova karrierën time, duke kontensuar Amicin. unë mendoj që ka politika të tjera të zonjës De Filippi se ajo vendos në shtëpinë e vetë. Unë e falenderoj për mundësinë në atë program.

Kjo nuk do të thotë që karriera ime ndaloi se unë pas ‘Amicit’ hapa 15 shkolla baleti dhe punova për ‘Domenica In’ me Mauricio Konstancën. Kam pasur më shumë se 5 mijë nxënës në Romë që kanë marrë leksione nga unë”, u shpreh balerini.

Continue Reading

Aktualitet

Gazetarja bën akuzën e fortë: Meta ka paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin

Gazetarja investigative, Anduena Llabani, foli për presionet dhe sulmet e politikës, ndaj kreut të strukturës së SPAK, Altin Dumani.

Referuar informacioneve, ajo tha se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paguar një prokuror në SPAK, duke iu kërkuar shtyrjen e arrestimit të tij.

“Meta ka tre dosja në SPAK, jo vetëm CEZ DIA. Politika ka njerëzit e vet në SPAK. Në dijeninë time, Meta kishte paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin e tij.

Altin Dumani ka kërkuar dosjen e tij dhe ka kërkuar të merret me këtë dosje dhe prandaj Meta ka nisur sulmet”, tha ajo.

Continue Reading

Aktualitet

Takimi i Ramës në Athinë, komenton gazetari Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, komentoi  turin e kryeministrit Rama në diasporë që do të nisë me takimin në Athinë më 12 maj. Hoxha u shpreh se ky takim është lexuar në Greqi si karshillëk ndaj kryeministrit Mitsotakis, marrëdhëniet me të cilin janë ftohur prej burgosjes së Fredi Belerit.

“Sot jam kontaktuar nga disa gazetarë grekë. Nuk më pyetën si zakonisht për Fredi Belerin por për takimin e 12 majit në Athinë dhe atje në Greqi është lexuar si karshillëk që ia bën Mitsotakis dhe meqë kanë të drejtë 280 mijë shqiptarë të votojnë mund të japë një mesazh për partitë e majta që janë kundër qeverisë së kryeministrit.

Është fakt që Rama i ka vënë në lëvizje jo vetëm deputetët dhe drejtuesit politikë, por edhe biznesmenët e fuqishëm në jug që në takim të ketë 5 mijë vetë, është zgjedhur edhe ambienti. Rama nuk e ka bërë më parë këtë, edhe pse e kanë bërë të tjerët më parë, si Meta. Kjo bëhet kur është kulmi i fushatës për zgjedhjet në Parlamentin Evropian”-tha Hoxha.

Continue Reading

Aktualitet

“Dua të dal në…”/ Lukashenko drejt largimit pas 30 vitesh në fuqi?

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka zbuluar se do të konsideronte t’i jepte fund karrierës së tij politike pas 30 vitesh në pushtet, pasi të jetë i sigurt se do të sigurohet një “tranzicion i qetë”.

Lukashenko i bëri komentet në një mbledhje politike e mbledhur në Minsk, nga ku deklaroi se duhet të sigurohet stabiliteti politik për të ardhmen e vendit.

“Nuk duhet të heshtni. Nëse do të heshtni, do të thotë se kam gabuar. Se nuk do të mund ta mbroni vendin, sidomos pa mua”, u tha ai të pranishmëve.

“Dua ta përfundoj karrierën time politike në një mënyrë dinjitoze… në mënyrë që të mos shkatërrojmë gjithçka që kemi ndërtuar me duart tona,” tha Lukashenko. “Do të dal në pension, sapo të më thoni në një formë: ‘mjaft’”, u shpreh ai.

Continue Reading

Aktualitet

“Do goditen ZYRTARË”/ Ish-zyrtari i lartë i Policisë paralajmëron një OPERACION të madh

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka paralajmëruar për një operacion të madh kundër krimit të organizuar në të gjithë territorin e vendit.

Prençi tha në emisionin “Breaking” në Top News, se sipas informacioneve të tij, operacioni do të vijojë deri të hënën në mëngjes, me qëllim goditjen e grupeve të strukturuara kriminale në trafikun e drogës por jo vetëm, si dhe deri te goditja e zyrtarvë të lidhur me ta.

“Këto ditë do të ndodhë një operacion i madh që do të trondisë shumë, në të gjithë vendin. Kaq mund të them. Jo vetëm në bregdet, por do të goditen grupe të strukturuara kriminale deri te zyrtarë të lartë. Kaq mund të them.

Nuk mund të jap detaje, deri mëngjesin e të hënës do të ndodhë një operacion i gjerë në të gjithë vendin, do të goditen grupe të strukturuara kriminale, nga trafiku i drogës dhe më gjerë”, u shpreh Prençi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING