Kronike
Zhdukja e Eglant Koçit, Sokol Bregu: I kishte treguar shokëve se kishte fituar 500 mijë euro
Gazetari Sokol Bregu, ka folur për zhdukjen e Englant Koçit, i cili dyshohet se është eleminuar.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bregu deklaroi se Koçi i kishte thënë miqve të tij se kishte arritur të siguronte 500 mijë euro në kriptomonedha dhe se ky mund të jetë motivi i zhdukjes apo eleminimit të tij.
“Viktima kishte thënë në grupin e vet shoqëror se kishte fituar 500 mijë euro. Problemi i parave dixhitale është se ndodhen në telefon. Duke menduar se ky ka patur 500 mijë euro, është kryer vrasja, jam i bindur. Pastaj dalim në moralin a të vret shoku për 500 mijë euro? Këta të vrasin për 15 mijë euro, jo 500 mijë euro.
Ky njeriu ka thyer nga portofoli i zotërisë para dixhitale në shifra që nuk binin në sy, 10, 12, 17, nuk dihet a i kishte viktima 500 mijë euro para dixhitale në telefon. Ato që janë thyer janë shifër shumë më e vogël. Kjo ka qenë arsyeja kryesore, grabitja e parave.
I kërkuari në këto momente, ka pseudonimin “dhelpra”. Kam pyetur disa persona që mund ta njihnin. Në fakt kush e njihte kanë mbetur të habitur që ky mund të ketë kryer këtë vrasje. Ai njihet për përdorimin e shpeshtë të lëndëve narkotike”, tha ndër të tjera Bregu.