Sport
Zhegrova në një ekip me Muçin, sulmuesit dardan i del emri te Trabzonspori
Klubi turk Trabzonspor ka shfaqur interes konkret për transferimin e sulmuesit dardan të Juventusit, Edon Zhegrova. Sipas raportimeve të mediave sportive, drejtuesit e skuadrës turke po e monitorojnë prej kohësh situatën e futbollistit dhe e konsiderojnë atë si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv në prag të sezonit të ri.
Zhegrova vlerësohet për shpejtësinë, aftësinë në driblime dhe kreativitetin në fazën sulmuese, megjithatë ai nuk ka arritur të sigurojë hapësirat e pritshme te Juventusi. Kjo ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.
27-vjeçari ka zhvilluar deri tani 18 paraqitje me skuadrën nga Torino, por ende nuk ka arritur të regjistrojë gol apo asist. Situata e tij aktuale ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, ndërsa Trabzonspori duket të jetë një nga ekipet më të interesuara për shërbimet e tij.