Connect with us

Pinknews

“Zhigolo” në BBV Kosova 5? Alaudin Hamiti nxjerr detaje për një nga banorët e edicionit të ri

Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur, ndërsa përzgjedhja e banorëve vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara para nisjes së programit

Moderatori Alaudin Hamiti ka dhënë sinjalin e parë konkret për kastin e ri, duke zbuluar një detaj rreth njërit prej profileve që pritet të bëhet pjesë e shtëpisë së “BBVK 5”.

I pyetur nga një ndjekës nëse mund të tregonte vetëm një banor apo karakter që do të jetë pjesë e këtij edicioni, Hamiti është përgjigjur shkurt: “Në rregull… zhigolo”.

Kështu, pa zbuluar emrin apo identitetin e personazhit, moderatori ka dhënë një të dhënë të parë për një prej banorëve të mundshëm të edicionit të ri.

“Big Brother VIP Kosova” është njohur ndër vite për kastin e larmishëm dhe për personazhe me profesione, histori dhe profile të ndryshme. Në edicionet e mëparshme në shtëpi kanë hyrë edhe figura që kanë sjellë në vëmendje tema më pak të zakonshme për televizionin.

Në edicionin e dytë, pjesë e kastit ishte edhe Alby, e njohur para hyrjes në reality show për punën si aktore në industrinë e filmave për të rritur.

Advertisement