Aktualitet
Zhvatën 388 mijë euro nga llogaritë e dy klientëve, arrestohen drejtori dhe zv.drejtori bankës
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të një dege të UBA Bank në Tiranë, ndërsa në total janë vendosur 12 masa sigurimi ndaj punonjësve të bankës, të dyshuar për përfshirje në një skemë të organizuar të përvetësimit të fondeve të klientëve.
Sipas organit të akuzës, masat e sigurisë përfshijnë “arrest në burg”, “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga ushtrimi i detyrës”, ndërsa personat nën hetim akuzohen për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.
Hetimet nisën pas kallëzimit të një klienti, i cili denoncoi se nga tre llogaritë e tij bankare ishin tërhequr në mënyrë të paautorizuar rreth 500 mijë lekë. Një kallëzim i dytë u depozitua nga vetë banka, pas konstatimit të tërheqjeve të dyshuara pa autorizim nga llogaria e një klienteje tjetër në të njëjtën degë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se janë evidentuar të paktën 30 tërheqje pa mandat, si dhe hapje e mbyllje depozitash në euro dhe dollarë pa dijeninë ose autorizimin e klientëve. Sipas Prokurorisë, skema dyshohet se është realizuar përmes manipulimit të sistemit bankar, përdorimit të dokumentacionit të falsifikuar dhe kryerjes së transaksioneve të paautorizuara.
Në qendër të hetimeve ndodhen drejtori dhe zëvendësdrejtori i degës, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas dosjes hetimore, dy drejtuesit dyshohet se kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre dhe aksesin në sistemin bankar për të kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme, duke përvetësuar fonde të klientëve përmes mandateve të rreme të tërheqjes, ndërhyrjeve në sistem, konvertimeve valutore dhe ndryshimeve të të dhënave pa autorizim.
Prokuroria vlerëson se veprimet janë kryer në bashkëpunim me punonjës të tjerë të degës, përfshirë arkëtarë, supervizorë dhe punonjës të shërbimit ndaj klientit. Sipas hetimeve, skema funksiononte në disa nivele hierarkike, ku ndërhyrjet fillestare kryheshin nga punonjës me akses të drejtpërdrejtë në llogaritë e klientëve, ndërsa verifikimi dhe autorizimi i transaksioneve realizohej nga nivelet drejtuese.
“Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave në hetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.
Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim. Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.
Masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ u vendos për shtetasit G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., për kryerjen në mënyrë të përsëritur për veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, ata përvetësuan shuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij”, thuhet në njoftimin eb ërë nga Prokuroria. Ndërkohë nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë falsifikuar dokumente dhe kanë ndërhyrë në sistemet bankare të 2 klientëve në bankë, për të vjedhur nga llogaritë e tyre, 309 740 euro dhe 92 000 dollarë në total.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht mekanizmin e funksionimit të skemës, përmasat e dëmit ekonomik të shkaktuar dhe përgjegjësitë individuale të secilit prej personave të përfshirë.
Zbrazën llogaritë e klientëve, Prokuroria Tiranë lëshon 12 masa sigurimi për punonjësit e degës së bankës, arrestohen drejtori dhe zëvendësi
Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u dhanë 12 masa sigurimi, ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ si dhe ‘Pezullimi i shërbimit të një detyre a shërbimit publik’ ndaj 12 shtetasve të akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.7108 të vitit 2025, nisën pas denoncimit të shtetasit I.O., se nga tre llogaritë e tij në UBA Bank janë tërhequr shuma me një vlerë prej 500.000 lekësh nga persona të pa autorizuar. Ndërkohë që një tjetër kallëzim u krye nga vetë banka, e cila denoncoi rastin për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj klientes A.K në të njëjtën degë.
Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u evidentua se nga klientët e bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë.
Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave në hetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.
Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim. Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.
Masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ u vendos për shtetasit G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., për kryerjen në mënyrë të përsëritur për veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, ata përvetësuan shuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij.
Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar.
Në lidhje me shtetasit e tjerë në hetim, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., u kërkua dhe pranua masa e sigurimit personal ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për veprën penale ‘Falsifikimi kompjuterik’. Nga hetimi rezultoi se këta shtetas kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata në një ose disa raste duke krijuar premisat për ushtrimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të subjekteve të tjerë të sipërcituar të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur pasurinë.