Pinknews
Zjarr i qëllimshëm në Top Albania Radio? Ledioni ndan pamjet nga brenda
Një zjarr ka përfshirë ambientet e Top Albania Radio, duke shkaktuar dëme në studiot e radios dhe ndërprerjen e transmetimeve, përfshirë edhe emisionin e mëngjesit “Wake Up”.
Pas incidentit ka reaguar drejtori i përgjithshëm i Top Albania Radio, Ledion Liço, i cili ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ambientet e mbushura me tym. Përmes reagimit të tij, ai ka bërë të ditur se të gjithë anëtarët e ekipit janë mirë, megjithëse ngjarja i ka tronditur.
Ndërkohë, stafi po punon për rikthimin e transmetimeve në normalitet. Deri më tani, shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë të ditura, ndërsa mbeten për t’u sqaruar rrethanat e incidentit dhe përmasat e dëmeve të shkaktuara.

