Connect with us

Aktualitet

Zjarr në katin e gjashtë të hotelit në Tiranë, dyshohet për defekt elektrik

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në katin e gjashtë të hotelit “Radisson” në Tiranë, duke shkaktuar panik të përkohshëm mes personave të pranishëm.

Sipas burimeve nga terreni, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik në një prej pajisjeve të kondicionimit në këtë kat.

Shërbimet e emergjencës kanë ndërhyrë në kohë, duke izoluar vatrën dhe duke shmangur përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të godinës.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo të asfiksuar nga tymi.

Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për përcaktimin e plotë të shkakut të zjarrit.

Advertisement