Aktualitet
Zjarr në një apartament pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’
Një zjarr ka përfshirë një apartament në zonën pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të banesës.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin për shuarjen e zjarrit.
Flakët kishin përfshirë një pjesë të kuzhinës së apartamentit, ndërsa falë ndërhyrjes së efektivëve është bërë i mundur izolimi i vatrës.
Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë dy dhoma të tjera të banesës, duke shmangur përhapjen e zjarrit .
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.