Connect with us

Aktualitet

Zjarr në pallat në Vlorë, flakët përfshijnë apartamentin në katin e tretë

Një zjarr ka shkaktuar panik pasditen e sotme në një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Flakët kanë përfshirë një apartament që ndodhet në katin e tretë të një pallati, ndërsa tymi i dendur ka alarmuar banorët, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë ndërtesës për shkak të rrezikut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e zjarrit dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Policia dhe shërbimet emergjente ndodhen në zonë, ndërsa janë marrë masa për sigurimin e perimetrit dhe lehtësimin e ndërhyrjes së ekipeve zjarrfikëse.

Advertisement