Aktualitet
Zjarret në vend/ Shefi i zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!
Në Vlorë shërbimi zjarrfikëses lajmërohet çdo ditë për 3 deri në 4 vatra zjarri. Janë kryesisht në kullota apo ullishte por nuk mungojnë as rastet në biznese apo apartamente.
Shefi i Shërbimit Zjarrfikës, Kastriot Begaj tha se “Nga 1 korrik deri me sot kemi zjarre të vazhdueshme, gjithsej janë 70-80 zjarre. Më problematike ishin në Radhimë dhe Qafë-Llogara. Zjarre të shpeshta ka në dyqane të mbyllura dhe banesa”.
Pjesa më e madhe e zjarreve, sidomos tek rastet e bizneseve dhe banesave shkaktohet nga pakujdesia, ndersa ne kullota dhe ullishte zjarret jane te qellimshme. Perballe kesaj situate alarmante, zjarrfikesit e Vlores perballen me veshtiresi te shumta. Ata nuk kane makina zjarrfikese dhe as mjete logjistike.
“Mjetet janë të vjetra. Kemi nevojë për mjete të reja, sepse këto janë të amortizuara dhe japin defekte në çdo kohë. Kemi 7 mjete të total, ndërsa zjarrfikëse e mirëfilltë është vetëm një që përmbush parametrat”, shton Begaj.
Vështirësi ka ne fshatra me rrugë të ngushta, ku duhen mjete të përshtatshme. Reparti i zjarrfikëses në Vlorë ka 7 mjete ne total, por dy prej tyre qendrojme me shërbim 24 ore ne pikat kyçe, si Llogaraja dhe vendngrumbullimi i mbetjeve urbane.