Connect with us

Aktualitet

ZJARRI NE TIRANE, 30 BANESA TE PREKURA

Pasojat e zjarrit që përpiu pallatin e kompleksit ‘Arlis’ te Farmacia 10 në Tiranë.

30 apartamente janë prekur nga flakët që nisën në katin e parë të njërit prej bizneseve. Verifikimi në orët në vijim do të pasqyrojë një bilanc të plotë.

Paraprakisht, evidentohet se disa apartamente janë djegur plotësisht, ndërsa të tjerë mund të jenë dëmtuar më lehtë.

Zjarri që ka shpërthyer në një nga bizneset ka mbuluar gjithë vetratën për pak minuta.

Zjarri mund të ketë lindur në hapësirën e jashtme ku mund të ketë pasur mbeturina.

Nuk dihet ende nëse ka pasur ndonjë kuti të shpërndarjes së energjisë elektrike në afërsi.

Flakët i kanë gjetur gjithë banorët të papërgatitur për shkak të përmasave të shpejta që kanë marrë.

Distanca nga fasada te burimi i zjarrit dyshohet të mos ketë qenë më shumë se një metër.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende. Fasada, e cila ka dy shtresa, është djegur e tëra në pjesën e jashtme të saj.

Më konkretisht, materiali prej leshi xhami në shtresën e dytë nuk është djegur. Materiali që është djegur është veshja me ngjyrë të bardhë e të kuqe. E gjithë veshja e bardhë është shkrumbuar totalisht, kurse e kuqja duket tek-tuk që ka rezistuar disi.

Pamjet apokaliptike tregojnë ndërtesën e shkrumbuar, rrënojat në këmbët e saj dhe tymin që ende del.

Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për shpërndarje të zjarrit.

Fillimisht u raportua për disa persona të lënduar, ndërsa drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, konfirmoi se gjashtë persona janë trajtuar në spital, mes tyre katër zjarrfikës. Një qytetar dhe efektivët janë dërguar në toksikologji, ndërsa një banore ka pësuar djegie në rreth 15% të trupit. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në operacionin për shuarjen e flakëve morën pjesë tetë mjete zjarrfikëse, dy helikopterë Cougar si dhe rreth 50 forca nga ushtria dhe emergjencat civile.

Lajm në përditësim…

May be an image of fire

May be an image of text

May be an image of fire

FOTO-LAJM/ Zjarri shkrumboi fasadën e pallatit të kompleksit 'Arlis' në pronësi të Armand Lilos! Qytetarët në panik, dëme të konsiderueshme në banesa – Balkanweb.com – News24

Advertisement