Connect with us

Kosova

Zonat gri në Ballkan/ Stradner: Në menynë e Putinit është gjithmonë rritja e tensioneve në Rajon

Kosova mori një shtytje të fortë politike në synimin e saj për t’u bërë pjesë e NATO-s, aleancës ushtarake që ndërhyri më 1999 për t’i dhënë fund luftës, pasi tre kongresistë amerikanë paraqitën javën e shkuar një rezolutë në mbështetje të aspiratës së saj të hershme.

Ivanа Stradnerin nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, beson se paraqitja e rezolutës amerikane në këtë kohë pasqyron “si tensionet e vazhdueshme rajonale, ashtu edhe një garë më të gjerë gjeopolitike, ku zonat gri po shihen gjithnjë e më shumë si dobësi”.

Për ta forcuar narrativin e tij, Vuçiq paralajmëroi javë më parë investime të reja në ushtri dhe rritje të mëtejshme të kapaciteteve mbrojtëse, duke theksuar se Serbia duhet të jetë e përgatitur për çdo zhvillim në një “situatë komplekse” sigurie, të shkaktuar nga aktivitetet e Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit.

Ai po i referohej një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, dhe dy anëtareve të NATO-s: Shqipërisë dhe Kroacisë.

Stradner tha se Ballkani Perëndimor ka treguar tashmë se sa shpejt mund të përshkallëzohen tensionet, duke i përmendur incidentet gjatë protestave të vitit 2023 në veriun e banuar me shumicë serbe, ku u lënduan mbi 90 paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Këto incidente, sipas saj, nënvizojnë se aleanca “nuk po përballet me rreziqe abstrakte, por me pika reale tensioni”.

“Derisa po përballet me vështirësi në luftën e tij në Ukrainë, Putini po kërkon mënyra të reja për të sfiduar Perëndimin, dhe hapja e një konflikti të ri në Ballkan është gjithmonë në ‘menynë ushtarake’ të tij, me ndihmën e Vuçiqit. Pikërisht për këtë arsye NATO ka interes për stabilitet në rajon”, theksoi Stradner.

Advertisement