Connect with us

Aktualitet

‘Zvërneci’ shkon edhe në diasporë, protestë në Itali, Britani dhe në disa shtete të tjera

Protesta kundër resortit të Zvërnecit po përhapet edhe në Diasporë.

Krahas protestës që po zhvillohej në Vlorë, sot paradite dhjetëra qytetarë u mblodhën në Milano të Italisë.

Protestë është paralajmëruar në orën 16.00 edhe në Oslo të Norvegjisë, me thirrjet për të mbështetur kauzën e qytetarëve në Shqipëri.

Në orën 18.00 protestë pritet të mbahet edhe në Gjenevë të Zvicrës.

Një ditë më parë protesta u zhvilluan edhe në Mynih të Gjermanisë ku qindra qytetarë bënë thirrje për mobilizim me moton “Atdheu nuk shitet”.

Advertisement