“Sa besojmë te “cholismi” nga 1 deri në 100? Sigurisht që 100! Nëse ne nuk e ndjekim Simeonen në udhëzimet e tij atëherë jemi të shkatërruar”, u shpreh Llorente.
Sport
ZYRTARE/ Mbrojtësi i kombëtares Dermarku largohet nga Parma, transferohet në një klub tjetër
Kastriot Dermaku është lojtari më i ri i Leçes. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi italian në rrjetet sociale.
Mbrojtësi i Shqipërisë u largua nga Parma që luante në Serinë A, dhe u transferua tek Leçe që luan në Serinë B. Ndryshimi i skuadrës për Dermakun ndodhi në ditën e fundit të merkatos.
Sport
U la jashtë nga Sylvinho, talenti kuqezi realizon një kryevepër, Mehmeti thyen Leicester
Anis Mehmeti vazhdon të lërë shenjë në futbollin anglez, ku është kthyer në një nga elementët më të mirë të skuadrës së Bristol Siti në kategorinë e dytë angleze. Mesfushori ofensiv shqiptar, i cili u la jashtë listës së fundmi nga Silvinjo, ka shënuar sot golin e tretë të këtij edicioni, duke ndihmuar skuadrën të mposhte Leisterin, ekipin që kryesonte kampionatin.
Mehmeti, si zakonisht titullar, zhvilloi një ndeshje të mirë dhe në minutën e 74-t, pasi gjeti hapësirën para zonës, lëshoi në gjuajtje të pakapshme për portierin Hermansen, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Ky gol do të ishte ai që do të vendoste fatin e ndeshjes dhe do t’i jepte Bristolit fitoren 1-0 që ka shumë vlerë sidomos për moralin, pasi skuadra pozicionohet në mesin e klasifikimit, me pak shanse për të shkuar në play-off.
Sport
“Me Simeonen deri në vdekje”, mesfushori: Shkatërrohemi nëse nuk e ndjekim trajnerin!
Atletico Madrid avancoi në çerekfinalet e Champions League teksa eliminoi Interin pas goditjes së penalltive me dy ndeshjet që në total prodhuan barazimin 2-2. Tashmë, Atletico kthen vëmendjen nga çerekfinalja ku i pret Borussia Dortmund.
Mesfushori i kryeqytetasve, Marcos Llorente theksoi se skuadra është e gjitha pas trajnerit Diego Simeone. Llorente, shtoi se të gjithë besojnë tek “cholismi” si e vetmja mënyrë për të arritur te objektivi.
Sport
“Kam lindur në Athinë, por nuk jam grek”, Mario Mitaj flet me zemër
Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj. Mbrojtësi i majtë dha sinjale pozitive si në sfidën e parë përballë Kilit, por sidomos në atë ndaj Suedisë në Stokholm. Mitaj është kthyer në një pikë kyçe jo vetëm për Shqipërinë e Sylvinhos, por edhe për Lokomotivën e Moskës në Rusi. Teksa pikërisht në një media ruse, ka folur së fundmi futbollisti shqiptar. Mitaj flet për transferimin e tij nga AEK në Greqi te Lokomotiva në Rusi. Gjithashtu ai shpreh dashurinë e madhe që ka për Shqipërinë, teksa shpjegon se nuk është grek edhe pse ka lindur në shtetin helen, duke theksuar se ndihet krenar sa herë sheh flamurin kuqezi.
“Kam pasur një situatë të vështirë në Greqi. Problemi me futbollin grek është se ata nuk u besojnë fare lojtarëve të rinj. Ata presin menjëherë një paraqitje të jashtëzakonshme nga një djalosh i ri në ndeshjen e tij debutuese. Praktikisht nuk ka asnjë shans për gabim, nëse dilni dhe nuk tregoni asgjë, ata fillojnë t’ju ‘marinojnë’ në një kavanoz. Për shkak të kësaj, shumë djem të rinj u mërzitën dhe i dhanë fund karrierës së tyre në futboll.
Jam përballur edhe me këtë tmerr. Në sezonin tim të parë për AEK-un në moshën 17-vjeçare kam luajtur rreth 30 ndeshje, por në sezonin tjetër kam luajtur vetëm dy. Oferta nga Lokomotiva ishte një frymë e freskët për mua, një shans për t’u larguar përgjithmonë nga një vend ku ata nuk besojnë në mua. Për më tepër, në atë kohë Premier Liga Ruse ishte liga e 6-të në Evropë.
Preferoj të punoj në gjëra që mund të më bëjnë më të shpejtë, më fleksibël dhe më teknik. Unë nuk jam një bodybuilder për të patur parësore masën muskulore. Në artet marciale, muskujt nuk luajnë gjithmonë një rol kryesorë, ato mund të fitohen me dinakërinë dhe teknikën. Një futbollist i dobët mund të jetë mirë për shkak të inteligjencës së tij.
Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, është shprehur mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.
Sport
Dhunë pas ndeshjes Kastrioti-Elbasani, tifozi 30-vjeçari godet me bidon plastik policin
A.B., 30 vjeç gjuajti në drejtim të policit i cili ndodhej jashtë perimetrit të stadiumit. Punonjësi i policisë, sipas njoftimit, bëri thirrje shtetasit të ndalojë veprimet e tij, por 30-vjeçari ka vijuar me ofendime dhe fyerje ndaj policit.
Ky i fundit tentoi ta ndalojë shtetasin për ta shoqëruar, por hasi në rezistencën e tifozëve të tjerë.
Më pas shërbimet e tjera të policisë kanë ndërhyrë duke e shoqëruar në komisariat A.B., për veprime të mëtejshme.
Ndeshja Kastrioti-Elbasani e luajtur mesditën e sotme në Krujë, u mbyll me rezultatin 2-2. Sfida ishte e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë së Parë të futbollit.
Sport
VIDEO/ Franca ‘merr hakun’ e Shqipërisë, mposht 3-2 Kilin në një duel dramatik
Stadiumi “Velodrome” në Marseille pa një sfidë të luftuar, aty ku pas 90 minutave të ethshme vendasit e Francës fituan 3-2 kundër Kilit. Skuadra e Deschamps përmbysi ndeshjen, me amerikano-latinët që pasi mposhtën Shqipërinë 0-3 e pësuan nga “Gjelat”.
Në fund Franca fitoi 3-2 këtë duel, teksa “Gjelat” janë një nga skuadrat pretendente për të shkuar në finalen e Euro 2024.
-
Pinknews13 hours ago
‘Unë 3 lidhje, Kiara 13″/ Reagon për herë të parë Bardhi pas deklaratave bombë të Sarës
-
Pinknews12 hours ago
Zbulohet më në fund/ Arbana Osmani dhe Luiz Ejlli do të prezantojnë këtë emision të njohur
-
Kosova19 hours ago
Kosova anëtare e NATO-s, bashkë me Ukrainën, Vuçiç kërcënon
-
Pinknews12 hours ago
“Do ta shkatërroj”/ Deklarata e fortë e ish-partneres së Meritonit, zbulohet biseda e Ergestës me…
-
Kosova13 hours ago
I shpërndau video personale në rrjete sociale, arrestohet në Tiranë i riu nga Kosova
-
Politike21 hours ago
‘I poshtër, i pamoralshëm’/ Bardhi ‘nxjerr nga binarët’ Baton Haxhiun
-
Horoskopi18 hours ago
Befason Jorgo Pulla në parashikimin e muajit Prill ‘Do vejë haka te i zoti’ / Kujdes shenjat e…
-
Pinknews10 hours ago
Kërkoi pagë 600 mijë euro? Arbana Osmani thyen për herë të parë heshtjen