Connect with us

Kronike

Operacioni ‘Risk’/ Në pranga 4 shpërndarës droge

Finalizohet operacioni policor i koduar “Risk”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë.

Goditen 3 raste të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihen në pranga 4 shtetasit që kryenin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, rreth 120 doza me lëndë narkotike kanabis dhe doza të tjera me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kanë goditur 3 raste të shpërndarjes së drogave, në doza.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një biznes (sallë lojërash elektronike) në zonën e Selvisë, 2 shtetas, vëllezër, mbanin lëndë narkotike, menjëherë kanë ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një pjesë të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. H., 28 vjeç dhe E. H., 22 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta 2 shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike cannabis sativa në sasi të mëdha, e ndanin atë në doza të vogla dhe më pas e shisnin te klientë të ndryshëm, të biznesit të tyre në zonën e Selvisë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Risk”, po nga specialistët për Hetimin e Narkorikëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– M. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 24-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë në zonën e Komunës së Parisit;

– J. C., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në doza dhe e shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të shtetasve të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kronike

‘I çuan fjalë një javë para, tashmë radhën e ke ti’/ Gazetari zbulon mesazhin që Martinaj mori para zhdukjes

Gazetari Igli Çelmeta, ka zbuluar se Ervis Martinaj, kishte marrë një mesazh disa ditë para se të zhdukej. Ai shprehet se pas ekzekutimit të kushëririt të tij, Brilant Martinaj, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar dhe i kanë thënë “tashmë radhën e ke ti”.

Sipas Çelmetës, Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn, por nuk e thotë sepse ka të implikuar jo vetëm anëtarë të grupeve kriminale, por edhe efektivë e njerëz nga politika.

“Pas disa ngjarjeve të rënda kriminale, vrasja e kushëririt në 17 korrik, atentati ndaj krahut të djathtë Ylli Ibrahimi dhe 1 javë më pas, këtë informacion e ka edhe Policia e Shtetit, Ervis Martinajt i kanë çuar fjalë, duke e kërcënuar, i kanë thënë që “tashmë radhën e ke ti”. Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje, punonjës të cilës.

Policia e Shtetit e di të vërtetën për Ervis Martinajn por nuk e thotë. E vërteta e Ervis Martinajt lidh shumë fusha përveç krimit të organizuar, lojërat të fatit dhe Policisë së Shtetit, lidh edhe politikën. Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e Ervis Martinajt. E vërteta e Ervis Martinajt do të lihet enigmë, nuk do të zbardhet.

Ka shumë zyrtarë të policisë, drejtues të saj që merrnin haraçin nga Martinaj i cili kontrollonte lojërat e fatit dhe donte të ishte i paprekshëm duke kontrolluar territorin. Përfshirja e drejtuesve të Policisë bën që kjo ngjarje të mos zbardhet”,- tha Çelmeta.

Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022 dhe deri më tani, fati i tij është mister. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Continue Reading

Kronike

EMRI/ Priste kokainën në Angli që i sigurohej nga Shqipëria, policia identifikon dhe shpall në kërkim 37-vjeçarin

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim pritësin e kokainës që u kap në Portin e Durrësit, 37-vjeçarin Fatbardh Cunin.

Ai do të priste drogën në Angli, për të vijuar më pas me shpërndarjen dhe shitjen e saj atje. Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Kujtojmë se më herët në prangat e policisë në Durrës ranë 38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Cuni, të cilët janë kushërinj

Policia kufitare në portin e Durrësit e gjeti drogën pas kontrollit të ushtruar në një fugon me targa angleze, pas dyshimeve për sende të paligjshme dhe pas skanimit u zbuluan të fshehura 7 pako kokainë.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për mos t’u kuptuar nga qentë anti-droge.

Top Channel mëson se furgoni ku u gjet kokaina i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, e cila transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri. Furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.

 

Continue Reading

Kronike

Tragjike/ Po punonte në një pallat në ndërtim, bie nga lartësia dhe humb jetën 28-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku mësohet se mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:20, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia 28-vjeçari me inicialet A. F. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 28-vjeçari ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kronike

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen drejtuesja dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm (27 maj) në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesja dhe pasagjeri i njërës prej makinave të aksidentuara.

Po ashtu, policia thekson se po kryhen veprimet e mëtejshme procedural me drejtuesin e makinës tjetër.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin H. D. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. H.. Nga përplasja janë dëmtuar shtetasja E. H. dhe pasagjeri i automjetit me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Përplasi për vd*ekje këmbësorin në Sauk, arrestohet shoferi 21-vjeçar

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Sauk-Teg. Viktimë e aksidentit mbeti një 40-vjeçar.

“Arrestohet shtetasi 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën e vjetër Sauk-Teg, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin, 40 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING