Sport
OFENDOI ASTON VILLËN, CARRAGHER PËRBALLET ME PADINË! KLUBI I SHPALL LUFTË
Një debat televiziv dhe deklaratat e një ish-futbollisti të njohur kanë shkaktuar një përplasje të fortë në futbollin anglez.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit dhe komentatori Jamie Carragher ka provokuar reagimin e ashpër të Aston Villës, pasi deklaroi se klubi nuk mund të krahasohet me Manchester United dhe përdori gjuhë fyese ndaj tifozëve.
Carragher po diskutonte mundësinë e largimit të trajnerit Unai Emery drejt Manchester United.
Presidenti i Aston Villës, Nassef Sawiris, i cilësoi komentet të papranueshme dhe paralajmëroi veprime ligjore.
Pas reagimit, Carragher kërkoi publikisht falje, duke pranuar se gjuha e përdorur kishte qenë e gabuar.
Ngjarja ka hapur debat për kufijtë e kritikës dhe përgjegjësinë e figurave të njohura televizive kur komentojnë klubet dhe tifozët e tyre.