Financimet ruse të PD-së, Rama: Do dalin fakte më të rënda për PD-në dhe Berishën
•Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme se në ditët në vijim do dalin në dritë fakte të reja për Partinë Demokratike dhe për kryetarin e saj, Sali Berishën. •Gjatë konferencës për gazetarët dhe për publikun në rrjetet sociale, Rama mohoi lidhje me kartelin ‘Sinaloa’ teksa shtoi se nuk ka asnjë lidhje me grupet kriminale e se të gjitha ato që thuhen në media janë shpifje. • I pyetur për dorëheqjen e ish-drejtorit të Policisë së shtetit, Gledis Nanos, Rama konfirmoi lajmin se ai ia kërkoi. • Rama sqaroi se policia ka përgjigje për rastin e Ervis Martinajt, mirëpo do duhet të bëhet durim deri në mbledhjen e fakteve• Ai premtoi rritje pagash për zjarrëfikësit, nënzivoi se librat për fëmijët janë falas, si dhe shtoi se Shqipëria do bëhet vend eksportues neto i Energjisë brenda vitit 2030.
……
Rama: Shqipëria do të jetë eksportues neto i Energjisë brenda vitit 2030
Rama: Cfarë nuk është thënë, do helmojnë…janë pronë e kompanisë amerikane, kemi projektin e transformimit të TEC të Vlorës, i cili prej vitesh u ndërtua ku u shpenzuan shumë miliona, u la një gërmadhë që nuk iu afrua dot njeri. Do kemi 300 megavat, këto termocentralet lundruese do të na japin 114 mega. Nuk kanë ardhur këtu si rrënoja por si rezultat i një pune diplomatike. Se të gjesh sot të tilla struktura sot është e pamundur. Të tilla struktura janë pak, si këto ka në Manhatan e në Berlin. Kemi shtuar energji për vendin tonë. Jemi në kushtet ku po punojmë për një strategji pavarësie për vendin tonë, e kemi filluar që në ditën 1. Nuk jemi kujtuar tani për asgjë por cdo gjë ka kohën e vet se të bëheshin të gjitha gjërat për 9 vjet do ishim bërë, do bëhen tani deri në fund. Me të gjitha stërkëmbëshat e politikës e medias. Të gjitha këtu një për një, Shqipëria do të jetë eksportues neto i Energjisë brenda vitit 2030. Ne do e kalojmë këtë krizë. Mund të shkoni të shikoni Gjermaninë, Zvicrën, vende të zhvilluara se si po kufizojnë energjinë, gjë që ne nuk kemi plan për ta bërë. Sot nuk kemi në surtar një plan që do ju themi do kemi kufizime.
Bisedime me Berishën? Rama i prerë: S’do bashkëpunojmë kurrë me bërthamën e dëmshme të Shqipërisë
Edi Rama
Edi Rama: S’ka retorikë, është një vendim i prerë, mund të cuditeni kur pas shumë kohe riktheheni te finacimeve ruse dhe thoni mos vallë u ka penguar Rama. Unë nuk çuditem, se di më shumë për shkak të detyrës. Ne kurrë nuk do bashkëpunojmë me atë bërthamë të dëmshme me jetën publike që ka ne thelbin e vet një personazh interesi privat i të cilit është kthyer në një burim turpi për Shqipërinë në mardhëniet me aleatët tanë strategjik dhe burim helmi për Shqipërinë. Ne kemi të drejtë të zgjedhim se me ke të bashkëpunojmë.