Connect with us

Kronike

Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, njëri shofer përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në zonën e njohur si “Çezma e Mbyetit”, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacionit paraprak, një automjet tip Audi, i drejtuar nga shtetasi me inicialet U. Xh., është përplasur me një automjet tip Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi me inicialet N. D..

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit Audi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Advertisement