Politike
Ramës i dridhet zemra kur flet për pensionistët
Rama: Më dridhet zemra kur flas për pensionistët! Luftë apo jo, do e marrin bonusin e fundvitit
“Më dridhet zemra kur flas për pensionistët se e di shumë mirë, duke qenë dhe gati 2 metra, më mirë të qep goja se të flas për këtë gjë se nuk e bëjmë dot atë që meritojmë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Në këto kushte, 2 herë i kemi bërë indeksimin. Të paktën, ajo pak të mos bëhet dhe më pak. Nuk kemi bërë herën e dytë paketë rritjeje të përkohshme. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit. Luftë apo jo, bonusin e fundvitit do e marrin një me një”, tha Rama.
LAJMI…
GJIROKASTËR– Në kuadër të zhvillimit të takimeve më qytetarët në bashkitë e vendit, kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me operatorë turistikë dhe të hotelerisë në qytetin e Gjirokastrës.
Në fillim të fjalës së tij, kreu i qeverisë, u ndal tek zhvillimet që janë kryera në qytet, që i kanë dhënë hov edhe zhvillimit të turizmit. Por situata u shpreh Rama nuk është kaq ‘rozë’ në tërësinë e saj dhe kjo ndikuar nga zhvillimet në rang botëror, me luftën në Ukrainë, sidomos në përballjen me rritjen e çmimit të energjisë. Sipas Ramës, Putin ka si qëllim rrëzimin e Perëndimit nga dimri, sepse Europës i janë kufizuar burimet e energjisë, ndërsa paralajmëroi se do të jetë një dimër i vështirë.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të bëhet mburojë që qytetarët të mos ndjejnë në faturë rritjen e çmimit të energjisë. Sa i përket vendosjes së fashës 800 kilovat në muajin nëntor, Rama tha se do të shikohet ecuria e motit si dhe kursimi që do të bëjnë qytetarët. Një tjetër çështje ku u ndal kryeministri, ishte rritja e pagave, ku tha se pagat duhet të rritet, po ashtu edhe bizneset duhet t’u rrisin pagën punonjësve. Sipas Ramës paga minimale 40 mijë lekë do të rritet më shpejt seç ishte parashikuar.
‘Jemi në një kthesë, jo vetëm janë hapur struktura të reja, por edhe cilësia është mbreslënëse. Nuk kanë asgjë më pak sesa hotelet me 5 yje, nga pikëpamja e mjedisit, cilësisë, akomodimit. Por kjo nuk është një situatë rozë është një situatë shumë shqetësuese. Bota ka hyrë në një epokë të re kërcënimi që vjen nga përshkallëzimi i një konflikti që ka degraduar deri në atë pikë. Basti i Putinit është rrëzimi i Perëndimit nga dimri, por flitet për një dimër që do të jetë më i vështiri i për ne dhe për Evropën, sepse Europës i janë kufizuar burimet e energjisë elektrike dhe të ngrohjes. Qeveria ka vendosur që të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimit të energjisë. Në faturën tuaj ajo që nuk duket është ajo që paguan buxheti. Nuk do të lejojmë që kriza energjetike të shfaqet në faturën tuaj, pasi jemi kthyer në mburojë. ‘- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në qytetin e Gjirokastrës në kuadër të turit të bashkëbisedimeve që po zhvillon me qytetarët në bashkitë e vendit. Një tjetër investim në infrastrukturë, i shumëpritur për cilësinë e shfrytëzimit të zonës historike, u shpreh Rama, ishte edhe parkimi i madh nëntokësor prej 300 vendesh, i cili është drejt përfundimit dhe i jep qytetit një qendër të madhe këmbësore, shmang trafikun nga Pazari i Vjetër dhe krijon një oaz të ri urban nën sheshin e Çerçizit, duke lidhur lagjen poshtë me qendrën dhe fuqizon profilin monumental historik të qytetit.
Kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur që nuk tërhiqet nga amnistia fiskale, teksa ka pasur kritika për BE.
“Nuk mund të na thonë ju nuk bëni amnisti fiskale se është për krimin, pse ato emigrantët që i keni, janë kriminel, sa kanë punuar në të zezë, sa kohë kanë mbledhur para që kanë fjetur në pemë, duke punuar ditë natë. Po punën në zezë kush e ka shpikur, punën e tyre në të zezë nuk e lelelizojnë, paratë e tyre nuk e legalizojnë se janë kriminale”, tha Rama.
Ndonëse vijon protesta e pedagogëve, kryeministri Edi Rama theksoi se bnuk do i plotësohen kërkesat për rritje page. Teksa ironizon Sandër Kovacin duke thënë se ‘sindikata drejtohet me një të SHIK-ut’, shton se nuk mund të krahasohen me ata që marrin rroga fikse, ndaj nuk do të merren parasysh nga qeveria.
“Ata pedagogë, sindikatë medemek me një të SHIK-ut në krye që kërkojnë sërish rritje page, në kushtet kur ju është rritur paga më shumë se të tjerëve se një pjesë ia ka rritur qeveria dhe një pjesë autonomia. Shumë prej tyre kujtojnë se është liri, jo përgjegjësi. Ata që dalin atje ta harrojnë që do kenë rritje tjetër sepse do e kenë zjarrfikëset, tjetrën do e kenë pensionistët, mësuesit, ushtarakët e policët. Për ata, mesazhi im është i thjeshtë: Nuk jeni as si pensionistët, as si mësuesit, as si ushtarakët që merr diçka fikse. Ju e nxirrni një pjesë vetë duke futur universitetin në treg. Ne s’jemi për t’ju bërë llogaritë se pjesa dërrmuese janë në mësim dhe nuk dalin të bëjnë selfie te dera për t’i parë syri çimi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer fjalimit të tij në KiE, ku tha se fakti që refuzuan të ishin pjesë e darkës që kishte organizuar Shqipëria, tregonte faqe qartë që nuk iu ka ardhur mirë nga ai fjalim.
“Unë nuk iu ndahem atyre deri në fund, nuk e di a do e arrijmë atë që duhet. Për mua ishte si nota në provim, kur tha që nuk vijnë në darkë, pot ë vinin në darkë dhe ta kalonin bukur, tregon që nuk i bënte pështypje, ai ishte një turp, që o ta mbajnë o ta lënë, ne nuk e mbajmë më”, tha Rama.