Connect with us

Aktualitet

Pronat e Himarës hapin pranga për zyrtarët (EMRAT)

HIMARË– Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet. NTV.AL raportoi mbrëmjen e kaluar për këtë aksion mirëpo sot janë zbuluar detaje më tepër.

Hetime nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe ASHK. Aktualisht është kryer arrestimi i ish-kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani dhe Arqile Veizi. Arrest në burg: Arqilea Veizi, Spiro Dhima, Serxhio Joshi, Denis Kokaveshi, Vasillo Mëhilli, Artur Duni.

Arrestimi i tyre vjen mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish-kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës. Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh dhe 6 AMTP.

Advertisement