REAGIM
Sot, shkolla nuk na arsimon
Mësuesi duhet të japë mësim. Për ta bërë këtë, duhet një aftësi empatike dhe komunikuese, magjepsje. Nëse nuk hap zemrat, nuk hap as kokat e njerëzve.
Të edukosh do të thotë ta çosh dikë drejt evolucionit, nga impulsi në emocion, nga emocioni në ndjenjë. Një njëri që ka ndjesi nuk i ve flakën emigrantit që fle në stol, nuk rreh një invalid. Nëse këto gjëra ndodhin, kjo ndodh sepse shkolla nuk ka arsimuar.
Nëse është e vërtetë që në vend të temave bëhet kuptimi i tekstit të shkruar, vlerësimi ka kaluar nga subjektiviteti në performancë. Fëmijët nuk llogariten më si lëndë, por vetëm në performancën e tyre […] Realiteti është se ne kemi kaluar nga një shkollë humaniste në një arsim anglo-sakson. Shkolla anglo-saksone është empirizëm, pragmatizëm, vlerësim objektiv.
Nëse dikush nuk di të magjepsë, të komunikojë, ai nuk mund të jetë profesor. Platoni thotë: Ju mësoni duke imituar. Do të shtoja edhe për plagjiaturë. Unë preferoj një mësues që u bën plagjiaturë fëmijëve sesa një mësues që i demotivon.