Connect with us

Politike

Nesër protesta kombëtare, nisin reagimet nga PD

• Partia Demokratike do të mbajë nesër një protestë kombëtare. Protesta pritet të nisë në orën 16:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjasë. Sot, një ditë para protestës kanë nisur edhe reagimet nga PD. Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloja dhe nënkryetari i selisë blu, Luçiano Boçi e kosndierojnë 12 nëntorin si ditën e derdhjes në shesh të zemërimit të popullit. • Paloka ka zbardhur edhe skenaret. Ai është shprehur se protesta do të ketë pjesëmarrje shumë të lartë. Ai tha se mund të ketë mosbindje civile dhe aktivizimin e skenarëve të ndryshëm. Të njëjtën gjë ka konfirmuar edhe kryedemokrati Sali Berisha. • Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin zonat ku do të ketë grumbullime të qytetarëve. Kryeministri Edi Rama është shprehur se i vjen keq për këdo që do merren me zor për të qënë pjesë duke shtuar se lidhjet me likuiditetet ruse në PD nuk janë ndërprerë. Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka pasur asnjë njoftim në lidhje me marrjen e masave.

Protesta e opozitës/ Studentët konfirmojnë pjesëmarrjen, nisin thirrjet në rrjetet sociale

Nesër protesta kombëtare, nisin reagimet nga PD, Paloka e Boçi:

Foto ilustruese

TIRANË– Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe opozita e bashkuar kanë thërritur ditën e nesërme një protestë kombëtare para Kryeministrisë që pritet të nisë në orën 16:00. Katergoritë që do të marrin pjesë në protestën e opozitës janë të shumta. Pedagogë e studentë pritet t’i bashkohen protestës së opozitës.

Të rinjtë kanë nisur nga puna dhe kanë nisur thirrjet në rrjetet sociale si metoda më e mirë për shpërndarjen e lajmit. Ata u kanë bërë thirrje miqve dhe shumë të tjerëve si ta për tu bashkuar në protestën të thirrur nga opozita, e cila dihet se kur nis por se kur mbaron kreu i demokratëve nuk ka dhënë detaje.

Studentët për reth dy muaj i kanë kërkuar qeverisë një mbështetje ekonomike me 100 euro për të përballuar kostot e larta të jetëses dhe çmimet e rritura. Ata organizuan dhe një peticion me rreth 5000 firma të dorëzuara në Kryeministri por përgjigjia ishte negative. Kjo mesa duket i ka shtyre studentët që të bashkohen me protestën e opozitës kundër qeverisë.

Protesta e 12 nëntorit, Paloka: Mjaft u revoltuat në FB, dilni shesheve nesër

Nesër protesta kombëtare, nisin reagimet nga PD, Paloka e Boçi:

Edi Paloka

TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se ka ardhur ko0ha që qytetarët të mos ankohen e revoltohen më kafeve dhe në Facebook, por të dalin shesheve nesër.

Postimi i Plotë:

Dil neser e protesto ! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” ne fb! Protesto perpara se te mendosh te largohesh. Ky eshte vendi yne dhe ketu do rrisim femijet tane. Nuk ka nevoje te protestosh per politikanet. Protesto per vete e per femijet e tu! Protesto per vjedhjen, dhunimin e poshtrimin qe kjo qeveri te ben cdo dite! Protesto kunder padrejtesive e arrogances ! Protesto kunder nje qeverie e nje kryeministri qe jo vetem te vjedh per luksin e tij personal, po pasi te vjedh e te dhunon edhe tallet e kerkon te te poshtroje ! Protesto perpara se te te vijne tek dera per te te shembur shtepine apo biznesin; perpara se te biesh viktime e krimit apo e policise se krimit ; perpara se femijet e tu te mbetur pa shkolle e pa pune te marrin rruget e emigrimit … Protesto ne se nuk do qe te trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele te pafytyre qe qendrojne ne krye te shtetit me voten qe ta kane vjedhur ose blere per nje cope buke e tani kerkojne te te marrin gjithshka te ka mbetur! Protesto neser me 12 nentor, ora 16.00. Protesto

Advertisement