Connect with us

Aktualitet

Flet Alabbar: Projekti, diçka që nuk e keni parë askund…Publikon FOTOT

Kompania ‘Eagle Hills’ merr dritën jeshile për mega-projektin në Shqipëri. Kështu shkruan revista ‘Arabian Business’ teksa i referohet marrëveshjes që miratoi Kuvendi me 74 vota pro dhe 35 kundër për projektin e Portit të Durrësit. Për këtë, biznesmeni Mohamed Alabbar thotë se do të sjellë diçka që nuk është parë asnjëherë dhe do jetë ndër më të mirët me të cilën ka punuar.

Artikulli i ‘Arabian Business’

Mohamed Alabbar i është dhënë drita jeshile për të ndërtuar marinën më të madhe ndonjëherë të super jahteve në Mesdhe. Marrëveshja prej 2.5 miliardë dollarësh, e mbështetur nga Grupi i Kompanive të tij Eagle Hills, do të sjellë një transformim të plotë të një pjese të vijës bregdetare shqiptare në qytetin e Durrësit.

Ndërsa biznesmeni Alabbar thotë se ka punuar shumë gjatë për këtë projekt.

“Është ndryshim loje, diçka për të cilën ne kemi punuar shumë në prapaskenë për një kohë të gjatë. Unë me të vërtetë nuk mendoj se do të gjeni askund diçka të tillë”, tha Alabbar.

I njohur si “Durres Yachts and Marina”, porti i ri do të projektohet si një nga qytetet e reja më të qëndrueshme, duke përfshirë praktika miqësore me mjedisin, hapësira të gjelbra dhe teknologji inteligjente për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emetimet e dioksidit të karbonit.

Aty do të ankorohen jahte dhe super jahte deri në 120 m, ndërsa do të ketë hotele, rezidenca private, shëtitore, dyqane, restorante dhe argëtim. Po ashtu do të përfshijë gjithashtu terminalin e parë të Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit.

Mbi 80,000 metra katrorë do të jenë parqe dhe hapësira të hapura, ndërsa po pranifikohen të jenë edhe 170 dyqane tregtare. Durrësi është një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë, i themeluar në vitin 627 p.e.s.

Alabbar tha: “Keni historinë e pabesueshme ndërsa krahas asaj që do të jetë një destinacion krejtësisht i ri luksoz. Ne kemi bërë shumë projekte speciale gjatë viteve në mbarë botën, por nuk kam dyshim se ky do të jetë mes më të mirëve.”

 

Advertisement