Kronike
Trafikonte drogë nga Spanja në Gjermani, arrestohet i riu shqiptar
Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik droge. Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari është arrestuar në Dresden të Gjermanisë pasi është kapur me 27 kilogram kanabis që kishte gati për shitje. Ai është prangosur më 22 nëntor.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se shqiptari e merrte drogën nga Spanja. Ai kishte porositur dhe priste të merrte edhe 36 kilogramë kanabis shtesë, po nga Spanja, për t’i shitur në gjermani. Ende nuk dihet emri i shqiptarit të arrestuar.