Connect with us

Rajon

Paralajmërimi i NATO-s: Rusia do të marrë kontrollin e Ballkanit

“Ata janë partnerë nën presionin e Rusisë dhe aleatët janë të gatshëm të rrisin mbështetjen e tyre”.

Kështu Jens Stoltenberg e hapi ditën e dytë të takimit ministror të NATO-s në Bukuresht, kushtuar Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë. Ndikimi i luftës në Ukrainë tek të tre partnerët është në qendër të diskutimeve.

“Takimi ynë demonstron bashkëpunimin e fortë dhe në rritje midis NATO-s dhe vendeve tuaja përkatëse në këtë kohë të vështirë,” tha Sekretari i Përgjithshëm. Si NATO ne duhet të mbrojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Tani është e rëndësishme të punojmë së bashku sepse uniteti është gjëja më e rëndësishme dhe i dërgon një mesazh të qartë Rusisë, se ne jemi të gatshëm t’i mbrojmë këto vende”

Ashtu si Ukraina, Gjeorgjisë i është premtuar gjithashtu anëtarësim në Aleancën Atlantike, por historia e saj e ngushtë me Rusinë rrezikon t’i ndërlikojë gjërat.

Gjatë samitit të NATO-s do të diskutohen edhe aplikimet për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës dhe siguria dhe stabiliteti në rajonin e Detit të Zi.

Advertisement