Connect with us

Kronike

Zbardhen identitetet/ Dy shtetas të huaj humbën jetën në aksidentin horror pranë TEG

Policia ka identifikuar dy viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në Tiranë.

Bëhet fjalë për dy shtetas të huaj, Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, të cilët udhëtonin me kamionin pompë betoni të përfshirë në aksident.

Sipas Policisë, Mohamed Lotf, drejtuesi i kamionit, humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Mohamed Ali, që ndodhej si pasagjer, u transportua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, 28-vjeçari Roland Nuri, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit që i mori jetën dy personave.

Advertisement