Connect with us

Rajon

Video/ Shpërthim dhune në Selanik

Vazhdojnë të vendosen postblloqe në rrugën Konstantinoupoleos, në qendër të Selanikut , nga komuniteti rom që protestojnë për plagosjen e rëndë të 16-vjeçarit nga një oficer policie i grupit “DIAS”.

Individët janë nisur nga spitali të Hipokratit për të vënë flakën kazanëve dhe janë pajisur me shishe alkooli, gurë, tulla, hekura dhe sende të tjera me qëllim sulmin ndaj forcave të policisë.

Pak para orës 19.30 ata është përmbysur dhe vandalizuar një makinë e parkuar, pranë një koshi të djegur.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga policia dhe njerëzit vijojnë të vënë flakën kazanëve përgjatë rrugës dhe të thërrasin parulla për të provokuar ndërhyrjen e policisë.

Advertisement