Connect with us

Kosova

ZGJEDHJET/ OSMANI: HAPI I PARE DREJT RINGRITJES

Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rezultati i sotëm zgjedhor është vetëm hapi parë drejt ringritjes së partisë më të vjetër në vend.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, ajo tha se sot qytetarët nëpërmjet votës kanë ndihmuar që të ri balancohet skena politike.

Natyrisht që ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, por kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë dhe edhe më shumë më shumë punë në terren e afër qytetarëve tanë, besoj që LDK-ja do të vazhdojë të ringritet edhe në muajt dhe vitet në vijim”, tha ajo.

Osmani shtoi se qytetarët janë lodhur me proceset zgjedhore dhe me krizat e pafundme, duke iu referuar pjesëmarrjes më të ulët në zgjedhje. Nga nesër, ajo tha se do të angazhohen që vendit t’i japin institucione.

Osmani, foli edhe për çështjen e presidentit, teksa shtoi se VV’ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin e saj për presidente.

‘’Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka asnjë arsyeje që ta refuzojë emrin tim për presidente të 7 të Republikës së Kosovës, kaq është përgjigja ime’’, tha ajo.

Kurse Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai drejton ka shënuar rritjen më të madhe në këto zgjedhje.

Abdixhiku tha se LDK-ja do të ketë 20 mandate dhe tashmë është e stabilizuar dhe një forcë politike në rritje të vazhdueshme.

“Ky rezultat është reflektimi i një bashkimi të madh njerëzor e politik. LDK-ja sonte synon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar këtë rritje. LDK ka kaluar nga 13 në 18%, në 20 mandate”, ka thënë ai.

Deri më tani janë numëruar mbi 94% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e sotme në Kosovë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43,44%, ndiqet nga PDK me 21,36%, LDK me 17,87%, AAK me 7,18% dhe Lista SRPSKA me 5,29% të votave. Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka një rënie, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, e cila përllogaritet rreth 6%.

Ndërkohë partia me rritjen më të madhe, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është LDK e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, pjesë e listës të së cilës u bë edhe ish-Presidentja Vjosa Osmani gjatë këtyre zgjedhjeve.

Organizata ‘Demokracia në Veprim’ ka bërë një përllogaritje të ndarjes së ulëseve në Parlament, sipas përqindjes ë kanë marrë partitë politike. Me këtë përllogaritje, LVV e Albin Kurtit merr 48 deputetë në Parlament, ose 9 më pak se në zgjedhjet e kaluara. Partia Demokratike e Kosovës merr 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 vende dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 8 vende.

Advertisement