Connect with us

Kronike

Vuçiç kundër Kosovës në BE

Teksa dje, më 15 dhjetor Kosova zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në BE, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se me këtë veprim, Kosova ka shkelur Marrëveshjen e Washingtonit.

Marrëveshja e Washingtonit, të cilës i referohet Vuçiç, e nënshkruar më 4 shtator 2020, veç tjerash, parasheh një moratorium njëvjeçar për Kosovën dhe Serbinë. Kosova është zotuar se për një vit nuk do të aplikonte për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare, ndërkaq Serbia do të ndalte fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Vuçië tha gjithashtu se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE shkel edhe nenin 49 të Traktatit të BE-së.

“Kushti për të qenë në gjendje për të aplikuar për anëtarësim në BE është që të jesh shtet evropian. Nuk e di se çfarë kriteri përdoret për të përcaktuar se çfarë nënkuptojmë me të qenët shtet, a i referohet një shteti të BE-së apo të gjitha shteteve të BE-së, apo anëtarësimit në Kombet e Bashkuara”, tha Vuçiç.

Advertisement