Kronike
Pazare droge, vriten dy shqiptarë

Ky është momenti kur nje person I maskuar ka qëlluar me arme zjarri dy shqiptarë dhe nje grua në Greqi. Siç shihet edhe nga pamjet, autori është maskuar me të zeza, kapuç në kokë dhe maske kirurgjikale. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 22:00, në një lokal të njohur në Athinë, Nea Smyrni.
Njërin prej shqiptarëve dy plumba e kapin në kokë duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa miku I tij plagoset në gjoks, por humbi betejën me jetën në spital.
E plagosur mbeti edhe një grua, e cila ishte e ulur në local, por që skishte lidhje me ngjarjen. Plumbat atë e kapen në pjesën e barkut.
Shkak I ekzekutimit të dyfshitë, sipas mediave greke, është bërë lajrja e hesapeve për çështje droge.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari që u vra me dy plumba në kokë është mjaft i njohur në zonë si person problematik.
Ata njiheshin ndryshe edhe si ‘kumbarët’ e klubeve të natës. Dyshohet se atentati ndaj tyre është i mirëmenduar pasi është planifikuar prej kohësh.
Madje, një prej shqiptarëve kohët e fundit kishte filluar të dyshonte dhe ndërronte shpesh makinat me të cilat lëvizte, por gjithsesi nuk ruhej shumë.
Pas atentatit, autori është larguar në këmbë në drejtim të paditur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarja dhe po punon për zbardhjen e saj. Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja.

